E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtimja, një vit pa asnjë inspektim për ndërtimet pa leje

Përfaqësues të Inspektoratit të Shtimes kanë deklaruar se nga muaji qershor i 2012-s Qeveria e Kosovës ua ka shfuqizuar Ligjin për ndërtime, ndaj Inspektorati i Shtimes nga atëherë nuk ka marrë asnjë aksion për parandalimin apo ndëshkimin e qytetarëve, të cilët kanë bërë ndërtime pa leje.

Taulant Salihaj, inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes, ka thënë se kanë ngecur në vakuum ligjor për masat që duhet të merren ndaj shkelësve të Ligjit të ndërtimit, raporton Koha.

“Deri në muajin qershor të 2012-s Inspektorati i Shtimes ka inspektuar rreth 60 objekte ndërtime pa leje, prej këtyre i kemi bërë 12 denoncime për gjykatë. Mirëpo nga qershori s’kemi pasur mbështetje ligjore që të bëjmë denoncime të tjera, sepse niveli qendror e ka shfuqizuar Ligjin për ndërtime dhe derisa të miratohet ligji i ri i ndërtimeve ne do të ngecim në vakuum ligjor për masat që duhet të merren ndaj shkelësve të ligjit të ndërtimit”, ka sqaruar Salihaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›