E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Korridoret e Gjelbërta bëhen realitet në pikat e kalimit vendeve të CEFTA-s dhe BE-së

Korridoret e Gjelbërta të Komunitetit të Transportit të CEFTA-s, bëhen realitet në pikat e kalimit ndërmjet Palëve të CEFTA-s dhe BE-së

Nisma e Korridoreve,Korsive të Gjelbërta të Komunitetit të Transportit të CEFTA-s, është bërë funksionale në vendkalimet ndërmjet palëve të CEFTA-s dhe BE-së, falë Sistemit SEED+, për Shkëmbimin Elektronik të të Dhënave, i cili është funksional në CEFTA. 

Greqia dhe Maqedonia e Veriut, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet administratave doganore në Forumin e Konektivitetit të Selanikut.

Ky është një moment historik i rëndësishëm, duke qenë se ky bashkëpunim shërben si bazë për të gjithë transportin dhe tregtinë e ardhshme nga palët e CEFTA-s në Greqi. 

Ky bashkëpunim hap mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të nismës CEFTA-TCT për Korridoret/Korsitë Gjelbërta drejt shteteve anëtare të BE-së.

SEED kishte një rol vendimtar në zbatimin e Korridoreve/Korsive të Gjelbërta CEFTA-TCT, dhe Autoritetet Doganore do të shkëmbejnë të dhëna duke përdorur platformën SEEED. 

SEED është zbatuar që nga viti 2010, më vonë është përmirësuar në SEED+ dhe ka përmirësuar menaxhimin e pikave të kalimit në Ballkanin Perëndimor, ka rritur efikasitetin dhe ka thjeshtuar procedurat. 

Memorandumi i nënshkruar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, konsideron plotësisht rëndësinë e detyrimeve doganore dhe taksave të tjera të aplikueshme gjatë tregtisë së mallrave, njeh nevojën për bashkëpunim ndërkufitar dhe merr parasysh objektivat e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Nisma e Korridoreve/Korsive të Gjelbërta CEFTA-TCT, pritet të zgjerohet në Itali në fillim të shtatorit dhe pritet të pasohet edhe nga shtetet e tjera anëtare të BE-së. 

NJë memorandumi i mirëkuptimit midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë për të zgjeruar iniciativën e “Kursia e Gjelbër” në kufijtë me Italinë”, pritet të nënshkruhet se afërmi.

Krijimi i Korridoreve/Korsive të Gjelbërta CEFTA-TCT brenda Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë së Covid-19, rezultoi të ishte një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit rajonal. /rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›