E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi: Vendosni sanksione ndaj Rusisë

Anëtari i vetëm shqiptar i parlamentit serb, Shaip Kamberi i ka bërë thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë si pasojë e luftës me Ukrainën. Në një postim në Facebook Kamberi shkruan nëse propozimi i tij për sanksione nuk pranohet, nuk do të votojë për legjislaturën e re.

“Krijimi i Parlamentit dhe qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me sanksione kundër Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Serbia është i vetmi vend në Europë, Përveç Bjellorusisë, që ende nuk e ka hedhur një hap të tillë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bashkimi Europian.

Me fitoren e Kamberit, lista e shqiptarëve siguroi një mandat në Parlamentin e Serbisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›