E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsion në SHBA, 14 vjet burg ish-guvernatorit

Ai është shpallur fajtor në muajin qershor për 17 akuza për marrje ryshfeti, përfshirë edhe akuzën se u përpoq të shiste karrigen e lënë e lënë bosh në Senatin amerikan nga Barak Obama, kur ai mori postin e Presidentit.

Gjatë seancës gjyqësore në Çikago, ai theksoi se i vinte shumë keq dhe se kishte bërë “gabime të tmerrshme”.

Prokurorët kërkuan 20 vite burg për ish-guvernatorin, me argumentimin se 54-vjeçari e dinte se po shkelte ligjet teksa kryente këto veprime, por gjykata dha 14 vite burg. Ish-guvernatori apeloi vendimin e gjykatës të muajit qershor, por tanimë ka humbur edhe apelimin. /Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-08 09:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›