E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me 2 vite burg ish-deputeti Çyrbja

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli sot fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në bashkim të dënimeve, Çyrbja u dënua me 3 vite burg, të cilat reduktohen në 2 vite për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjithashtu u shpall fajtor edhe Altin Hajri për veprat penale “korrupsion pasiv në zgjedhje” dhe “Tregtim i sekretit shtetëror”, i cili përfundimisht u dënua me 2 vite burg.

GJKKO shpalli fajtor edhe Ahmet Mashën për veprat penale “Tregtim i sekretit shtetëror” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Masha u dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim.

Sipas SPAK, hetimet zbuluan se Çyrbja kishte marrëdhënie të ngushta me Altin Hajrin (në kërkim ndërkombëtar) dhe se, përmes funksionit të tij publik i ka ofruar favorizime të ndryshme, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij.

Nga ana tjetër Hajri, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga Çyrbja, i premtonte këtij të fundit se do t’i siguronte votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Durrës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›