E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceca: Zëri i banorëve të Starovës, udhërrëfyes për çdo vendim

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Ervin Ceca, kandidati për kryetar të bashkisë Berat, i propozuar nga radhët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, zhvilloi sot një takim me banorë të fshatit Starovë.

Gjatë takimit, Ceca bisedoi me banorët për shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin e zonës.

“Zëri i banorëve të Starovës, nevojat e përditshme dhe dashuria për vendin janë udhërrëfyesi më i mirë për çdo vendim që synon të përmirësojë jetën në komunitet”, tha Ceca. Të dielën, më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Beratit, ku kandidati i PS-së, Ervin Ceca do të garojë për postin e kryebashkiakut me Pavlo Shkarpa, kandidati i pavarur (mbështetur nga PD). 1 nga 5 /k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›