E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, Brusa: Zbatimi i masave, jo në nivelin e duhur

Zbatimi i masave në luftën kundër korrupsionit nuk është në nivelin e duhur. Kështu është shprehur Zv.ambasdori i Bashkimit Europian Luigi Brusa në një takim të organizuar nga grupi drejtues të projektit ndaj korrupsionit.
 

Sipas tij është mjaft e rëndësishme lufta kundër korrupsionit e cila është edhe një nga kriteret për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
 

“Korrupsioni mbetet problem në shumë fusha. Prandaj autoritetet duhet të marrin masa për luftën ndaj korrupsionit” ka theksuar Brusa.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë që të shtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe ta shohë këtë si një përpjekje të pandalshme në rrugën e zhvillimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›