E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, arrestohet bosi i drogës

Forcat e sigurisë meksikane arrestuan një prej krerëve të trafikut të drogës në vend, gjatë një operacioni të konsideruar si një goditje e fortë për këtë biznes të jashtligjshëm.

Ovidio Limon Sancez u kap nga ushtarët në Kuliakan, kryeqyteti i shtetit Sinaola në bregdetin e paqësorit. Ai akuzohet për dërgimin e sasive masive të kokainës në Kaliforninë Jugore dhe për drejtimin e një rrjeti shpërndarje në SHBA.

Mediat meksikane bënë me dije se ai mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin ofruar nje shpërblim prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e tij.

Dyshohet se Sancez është aleati më i afërt i Joakin le Çapo Guzman, lideri në arrati i kartelit Sinaola, njeriu më i kërkuar në Meksikë.

Arrestimi i Sancez u krye pa as edhe një të shtenë gjatë një operacioni të konsideruar model nga autoritetet meksikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›