E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, Gjykata e Larte ve alarmin

Sekseret, gjyqtaret e korruptuar apo ndermjetesit e paligjshem, qe jane brenda sistemit te drejtesise, duhet te luftohen. Kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, duke pranuar ekzistencen e fenomenit te korrupsionit ne drejtesine shqiptare, kerkoi dje vijueshmerine e ashper ndaj goditjes se ketij fenomeni, duke i bere ftese dhe qytetareve, qe te kontribuojne per denoncimin e ketij fenomeni. Sipas saj, eshte i njohur fakti se ne radhet e gjyqesorit te sotem, eshte prezent fenomeni i korrupsionit, por duhet te jene organet e specializuara, te ngarkuara me ligj, per zbulimin dhe goditjen e tij, qe te punojne ne menyre konstante per plotesimin e detyres se tyre. Nga ana tjeter, Becaj kerkoi edhe ndihmen e publikut dhe cdo faktori tjeter politiko-shoqeror, qe te ndihmoje ne denoncimin dhe luftimin e ketij fenomeni. "Publiku dhe te gjithe faktoret politik, shoqeror dhe ligjor, duhet te kontribuojne me force dhe vendosmeri per evidentimin dhe goditjen e ketyre spekulanteve, jashte dhe brenda drejtesise. Duhet te punojne panderprere ne drejtimin e ndryshimit te nje mentaliteti te gabuar e teper te demshem qe ekziston sot, se ate qe te takon apo pretendon se te eshte mohuar, mund ta fitosh lehte nepermjet korruptimit te gjyqtareve dhe prokuroreve te vecante", reagoi Becaj. Sipas kryetares se Gjykates se Larte, per te garantuar parimin e ligjshmerise te shtetit juridik, ne Kodin Penal jane parashikuar veprat penale kunder veprimtarise shteterore, te kryera nga persona te ngarkuar me funksione ne sherbimin publik, ku perfshihen edhe te gjithe gjyqtaret e te tre Shkalleve te Gjyqesorit. Ndaj sipas saj, asnje nuk duhet te hezitoje te kerkoje te drejten e vet ne organet e drejtesise, pa qene e nevojshme te drejtohet tek gjyqtaret e korruptuar. Becaj theksoi se lirite dhe te drejtat vetjake te sanksionuara ne Kushtetute, i japin mundesi dhe garanci cdo shtetasi qe te drejtat e shkelura ose te mohuara, t'i kerkoje me force dhe t'i gjeje tek drejtesia qe jepet nga gjykatat e Shkalles se Pare dhe te Apelit, nga Gjykata e Larte si organi suprem i pushtetit gjyqesor, nga Gjykata Kushtetuese apo ajo per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg. "Cdo qytetar duhet te kuptoje, se drejtesine duhet ta kerkoje dhe ta gjeje tek pushteti gjyqesor dhe jo tek sekseret, te cilet jane fatkeqesisht jo te paket ne numer nder avokate, punonjes te agjencive shteterore e private dhe ndermjetes te tjere te paligjshem", theksoi kryetarja.

Keshilla

Kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, u beri thirrje dje te gjithe shtetasve, qe cdo problem qe kane me drejtesine, duhet ta zgjidhin tek organet e drejtesise dhe gjykata, pa shkuar ne seksere apo gjyqtare te korruptuar.

Rruget qe duhen ndjekur, kunder korrupsionit

Gjykata e Larte, kerkoi dje te sensibilizoje opinionin publik, qe te drejten ta fitoje vetem nepermjet rrugeve ligjore. E shqetesuar nga shtimi i rasteve, ku shume njerez i zgjidhin problemet e tyre me drejtesine, duke u drejtuar tek gjyqtaret e korruptuar, kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, beri thirrje dje qe te drejten, te gjithe ta kerkojne vetem tek drejtesia. "Gjykata e Larte, shpreh angazhimin e hapur publik se pavaresine dhe kompetencat e pushtetit gjyqesor qe burojne nga Kushtetuta dhe ligji, do t'i vere gjithmone ne themel te zgjidhjeve ligjore, objektive dhe profesionale te ceshtjeve qe jane ne juridiksionin e saj", tha Becaj. Sipas saj, presionet e cfaredo lloji qe ushtrohen mbi Gjykaten e Larte, nuk mund te lekundin qendrimin e saj te vendosur, per zbatimin e ligjit gjate procesit vendimmarres gjyqesor.

Hierarkia e veprimtarise se drejtesise

Ne emer te gjyqesorit, Becaj tha dje se Gjykata e Larte, si shkalla me e larte e sistemit gjyqesor per dhenien e drejtesise, ka kompetencen Kushtetuese per interpretimin e ligjit, ne dhenien e drejtesise nga gjykatat e shkalleve me te uleta te pushtetit gjyqesor. Ajo sqaroi se Gjykata e Larte ka pavaresi te plote ne dhenien e vendimeve, autoritet e integritet te larte, imunitet dhe garanci Kushtetuese e ligjore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›