E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni Ina Rama Hetime kryesisht edhe pa kallezime penale

TIRANE - Kryeprokurorja Ina Rama u ka kerkuar dje drejtuesve te zyrave Task - Force Antikorrupsion ne gjashte qarqet kryesore te vendit te rrisin numrin e ceshtjeve penale per korrupsion te filluara me iniciativen e prokurorise. Drejtuesja e organit te akuzes ka thirrur ne nje takim dje drejtuesit e njesive Task - Force ne Tirane dhe rrethe ne nje analize te punes se deritanishme ne kuader te fillimit te sezonit te ri gjyqesor. Sipas burimeve nga takimi i djeshem Prokurorja e Pergjithshme ka kerkuar qe Zyrat Antikorrupsion ne Prokurori te mos qendrojne me ne pozita pritese per kallezime nga policia institucionet e tjera apo qytetaret por te shfrytezojne te gjitha hapesirat qe jep ligji ne fillimin me iniciative te ceshtjeve penale sapo marrin informacion per nje fakt kriml. Burime nga analiza e zhvilluar dje ne Prokurorine e Pergjithshme kane pohuar se Prokurorja e Pergjithshme e ka shtruar ceshtjen e luftes kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik si nje drejtim qe po monitorohet nga strukturat europiane ne kuader te liberalizimit te vizave. Ne kete aspekt kryeprokurorja u ka kerkuar vartesve rritjen e numrit te ceshtjeve penale per krimin ekonomik dhe korrupsionin si dhe permiresimin cilesor te ndjekjes penale ne kete drejtim. Ne analize eshte vene ne dukje se krijimi i Njesive Task - Force fillimisht ne Tirane ne vitin 2007 e me pas edhe ne rrethe ndryshoi mentalitetin e prokurorise ne hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit por tashme ky proces eshte ne nje faze tjeter. Prokurorja e Pergjithshme ka pohuar se Shqiperia eshte ne nje moment kur detyrimet e saj ne luften kunder korrupsionit jane duke u verifikuar me kujdes pasi kane te bejne drejtpersedrejti me liberalizimin e vizave. Ne kete aspekt ajo i ka ngarkuar Zyrat Task - Force me pergjegjesi per ecurine e luftes ndaj ketij fenomeni duke kerkuar rezultate ne ashpersimin e politikes penale dhe ne numrin e ceshtjeve te regjistruara ne hetim.

Perditesimi E shtune 04 Shtator 2010 1031

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›