BSH do terheqe 1-mijelekeshin e para 97
Njemijelekeshi i prodhuar para vitit 1997 planifikohet qe te terhiqet nga qarkullimi. Banka e Shqiperise gjate mbledhjes se Keshillit te Mbikeqyrjes sot pritet te diskutoje lidhur me kete projekt. Terheqja e kartemonedhave nga qarkullimi eshte nje nga procedurat qe kryhet nga Banka Qendrore. Sot ne mbledhjen e Keshillit te Mbikeqyrjes pritet qe te behet nje analize me e hollesishme mbi sistemin bankar ne vend gjate tremujorit te dyte. Po keshtu i njejti keshill pritet qe te diskutoje edhe rreth projektit per miratimin e rregullores Mbi politiken dhe menyren e administrimit te arit dhe dhenien e miratimit paraprak per veprimtari shtese te njeres prej bankave te nivelit te dyte ne vend.