E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni Shqiperia perkeqesohet


Dega shqiptare e organizatës 'Transparency International' bëri publik indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2011.

Dhe si një refren i përsëritur, edhe këtë vit, Shqipëria është shumë e korruptuar. Madje, këtë vit Shqipëria renditet 8 vende më poshtë sesa një vit më parë. Pra, nëse vitin e shkuar mes 183 shteteve Shqipëria zinte vendin e 87 me një notë 3.3, sivjet është në vendin e 95, me notën 3.1.

Me fjalë të tjera, në rajon Shqipëria renditet e parafundit dhe ia kalon vetëm shtetit më të ri, Kosovës dhe Moldavisë, që Shqiperia, pikiate ne renditjen e 'Transparency International'. Vendi me i korruptuar i Europes

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste janë të dyja në vendin e fundit. Megjithatë, nëse kjo mund të ngushëllojë, Shqipëria nuk i vetmi vend në Ballkanin perëndimor ku vërehet një përkeqësim i dukshëm. Me përjashtim të Malit të Zi që ka patur një rritje në pikë (nga 3.7 në 4), që e kanë ngjitur 3 vende më lart, duke arritur rezultat të njëjtë me Kroacinë, e cila ka pësuar një rënie të lehtë. Për kuriozitet, vendin e parë këtë vit e mban Zelanda e Re me 9.5 pikë, e ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda me 9.4, dhe më pas nga Suedia, Singapori dhe Norvegjia.

Në total 'Transparency International' vlerëson se korrupsioni vazhdon të jetë shkatërrues për shumë vende në botë. Organizata e vlerëson vitin 2011 si vitin e krizës në qeverisje, duke theksuar se protestat në mbarë botën ishin tregues i zemëratës me korrupsionin në politikë dhe në sektorin publik, të nxitura nga mungesa e stabilitetit ekonomik dhe perceptimet e dukshme të qytetarëve mbi mungesën e transparencës së liderëve dhe institucioneve të tyre publike.

Si mund të luftohet realisht korrupsioni në Shqipëri, që edhe perceptimi i publikut të ndryshojë, për mirë? Sipas 'TIA' angazhimet politike duhet të përkthehen në reforma serioze. Heqja e imuniteteve për zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët do t'i bënte të gjithë këta të barabartë përpara ligjit.

Rama: Korrupsioni, në pikiatë

Kreu opozites Edi Rama ka komentuar raportin me te fundit te ‘Transparency International’ duke shprehur shqetesimin e opozites rreth fakteve te publikuara ne kete raport.

Ne komentin e publikuar ne rrjetin social ‘Twitter’ Rama shkruan: "Shqiperia, pikiate ne renditjen e 'Transparency International'. Vendi me i korruptuar i Europes".

Daljen nga kjo situate e krijuar Rama e shikon si nje ceshtje emergjence duke propozuar si zgjidhje alternativen e socialisteve te bere publike gjate kongresit ne 5 nentorit nen moton “Per nje rilindje shqiptare”.

AK: Korrupsioni, faji politikes

Për Aleancen Kuq e Zi raporti i "Transparency International" shihet si tabllo shqetësuese e korrupsionit jo vetëm për politikëbërësit në Tiranë e Prishtinë, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Aleanca Kuq e Zi ka fajesuar klasen poltikike ne Shqiperi dhe Kosove, per situaten e korrupsionit dhe mosberjen sa duhet ne luften kunder ketij fenomeni i kthyer ne nje kancer per shoqerine shqiptare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ashton: Inkurajoj konsensusin
Nisja e punës së Komisonit Parlamentar për Reformën Zgjedhore është përshëndetur edhe nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Catherine Ashton. Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
Në 'Konferencën e Miqve të Europës' ishte e ftuar dhe Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. E pyetur për fyerjet në adresë të saj nga drejtuesit e qeverisë shqiptare, si dhe për problemet që has institucioni i akuzës gjatë shqyrtimit të dosjeve të korrupsionit në nivel të lartë, Rama shmangu komentet personale, por bëri një analizë të ftohtë të punës së institucionit të akuzës në Shqipëri. 21 janari, Tahiri dëshmon në prokurori
Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri ka dëshmuar të martën në prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona. Kryeministri i oborrit
Endri Xhafo - Qeveria e Republikës u ngrit e tëra në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje për "mbretin"! Kryeministri i Republikës e cilësoi largimin nga jeta të "mbretit", një "humbje të madhe për kombin"! Llafe dhe llafe dhe llafe prapë!
Artan Lame - “Fushë dhe fushë dhe fushë prapë/ Fushë e pasosur dhe shumë vapë”. Kështu me këto dy vargje, e nis Çajupi poezinë e tij të mrekullueshme për Misirin e shtriqur ndën amullinë e Turqisë, 120 vjet të shkuara.


Lajmet kryesore

21 janari, Tahiri dëshmon në prokurori
Deputeti: Gati të ndihmojmë në zbardhjen e krimeve
Fule: Topin e kanë shqiptarët
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›