E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, TI: Shqipëria në vendin e 95-të

Shqipëria renditet në vendin e 95-të, mes 183 shteteve të botës për shkallën e korrupsionit. Të dhënat jepen nga raporti i fundit mbi shkallën e korrupsionit në nivel global, publikuar sot nga Transparency International.

Në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria dhe Bosnja nuk kanë pësuar ndryshime në renditje, Mali i Zi ka shënuar përparim, kurse Serbia dhe Maqedonia kanë shënuar kthim prapa.

Sipas raportit, edhe kësaj radhe Kosova renditet e 112-ta në mesin e 183 shteteve të botës nga Transparency International, së bashku me Egjiptin, Moldavinë, Senegalin, Vietnamin dhe Algjerinë.

Me një vlerësim prej 2.9 pikësh, Kosova renditet më poshtë në listën e kësaj organizate, në krahasim me vendet e rajonit. Shqipëria ka hyrë në vendin e 95-të, Kroacia e Mali i Zi ndajnë vendin e 66-të, Maqedonia renditet e 69-ta, Serbia e 86-ta dhe Bosnjë e Hercegovina hyn në vendin e 91-të.

Edhe vitin e kaluar, Kosova ishte renditur më poshtë në krahasim me vendet e rajonit, duke u klasifikuar në vendin e 110-të.

Në nivel global, Zelanda e Re ka zënë vendin e parë në raportin e Transparency International, kurse në katër vendet e fundit janë renditur Afganistani, Somalia, Korea Veriore dhe Birmania.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›