Rama: Të liberalizohet tregu i energjisë

“300% është rritur barra e familjeve në faturën e energjisë gjatë pushtetit të Saliut”, shkruan Rama në Twitter.
Në disa mesazhe njëri pas tjetrit në këtë faqe Edi Rama hedh idenë se liberalizimi i sektorit të energjisë dhe zhbërja e klientelave të pushtetit janë dy drejtimet themelore.
“Është koha e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë dhe e shembjes së mureve të klientelave familjarë të pushtetit në këtë sektor. Treguesit janë më të këqijtë e të gjitha kohërave pas 97-ës në menaxhimin e energjisë, vjedhjet janë më të mëdha se asnjëherë po ashtu”, vijon më tej.
“Shqiptarët po paguajnë përditë e më shumë për rrushtë e për kumbullat e Saliut me paratë e tyre, edhe me energjinë i njëjti avaz është”, thotë gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-11-30 16:12