Takim poetësh nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria
Kafeneja “Montenegro House” ishte pikëtakimi i shkrimtarëve të tri shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi. Ali Podrimja, poet i mirënjohur nga Kosova, i përkthyer në disa gjuhë të botës e së fundmi edhe në gjuhën malazeze, evokoi kujtime të mikut të tij Jevrem Brkoviç, duke nxjerrë në pah lidhjen dhe ngjashmërinë ndërmjet popujve. Ndërsa për poetin e mirënjohur nga Shqipëria, Visar Zhiti, takimi ishte emblematik, ngaqë duket sikur po ribëhet Ballkani i mrekullueshëm dhe gadishulli më poetik i botës, i cili ka dhënë Homerin e “Iliadës”, apo Gjergj Fishtën e “Lahutës së Malcisë”. Ndërkaq, vuajtjen e dënimit në burgun e Spaçit me dy malazezë, ai e ndërlidh me thënien e mrekullueshme të poetit të madh amerikan, Ëallt Ëitman. “Ai në një poezi thotë: ‘Nuk ka dashuri që s’kthehet, pavarësisht se nuk mund ta kthejë ai që ia ke dhënë, ajo gjen mënyrën dhe vjen. E konsideroj si një kthim të simpatisë dhe miqësisë që kam pasur me malazezët që njoha në burg. Një dëshmi e kthimit të kësaj dashurie njerëzore”. Ndërsa, Maria Qorpa, gazetare, regjisore dhe dramaturge malazeze, thotë se artistët shqiptarë dhe malazezë janë një trup i vetëm. “Një mesazh ky i thënë sot me zë të lartë, por deri dje brenda secilit”, mendon shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti.