Korrupsioni Wollfarth Tolerance zero

Në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, në një takim me
studentë të Fakultetit Juridik në Tiranë kreu OSBE-së, Eugen Wollfarth e
cilësoi korrupsionin në Shqipëri, si një plagë djallëzore me impakt
shkatërrues për shoqërinë shqiptare.
Por kush janë faktorët të cilët pavarësisht përpjekjeve anti-korrupsion e rëndojnë akoma më shumë këtë plagë shoqëruese të procese demokratike në Shqipëri? Përgjigjja Wollfarth është e thjeshtë: Tolerancë zero duke filluar nga zyrtarët e lartë.
"Angazhimi i qartë i autoriteteve për të luftuar korrupsionin nuk është pasuar gjithmonë nga një zbatim konseguent i ligjeve ekzistuese. Duhet të krijohet një regjistër më bindës dhe më i qëndrueshëm i historikut të vendimeve të gjykatës dhe të ndiqet një politikë më e ashpër dënimesh dhe/ose gjobash në rastet e korrupsionit, sidomos në ato raste ku përfshihen zyrtarë të lartë. Përvec kësaj trajtimi i vendosur dhe transparent i rasteve që lidhen me akuza për korrupsion pavarsisht statusit të të akuzuarve mbetet një tregues kyc i pavarsisë gjyqësore. Mund të shtoj se imuniteti i plotë i zyrtarëve të lartë publik duke përfshirë edhe gjyqtarët mbetet pengesë kryesore për hetim efikas dhe të sukseshëm", tha Wollfarth.