E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, arrestohte drejtori i Qemal Stafës

Arrestohet nën akuzën për korrupsion, Drejtori i Qendrës Sportive Qemal Stafa, Gazmend Sallaku.

Nga të dhënat e para mësohet së Sallaku është arrestuar për marrje ryshfeti për dhënien me qera të objekteve që ndodhen në brendësi të stadiumit Qemal Stafa.

Arrestimi i tij është bërë nga sektori kundër krimit ekonomik. Gjatë ditës policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me aksionin.

Gazmend Sallaku, ish-futbollisti i skuadres së Dinamos erdhi në krye të stadiumit Qemal Stafa, pas shkarkimit nga posti të Perikli Dhales.

Dhales u shkarkua menjëherë nga detyra pas incidentit të ndodhur në stadiumin Qemal Stafa gjatë ndeshjes miqësore mes Gramozit dhe Real Madridit, ku pati një ikje dritash prej gati 90 minutash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›