E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Lefter Koka sulmon Petrit Vasilin. Ministri hesht prej ditësh

Edhe deputeti i LSI, Lefter Koka, ka sulmuar ministrin e Shëndetësisë për punën e bërë në drejtimin e këtij dikasteri. Është e kuptueshme se po i hapet rruga ndryshimit të kreut të këtij institucioni. LSI thotë se nuk është tabu ndryshimi i krerëve të institucioneve. Po ashtu një tjetër gazetë pranë qeverisë ka nisur të sulmojë edhe Edmond Haxhinaston, tjetër ministër të LSI. Mënyra se si ka zgjedhur LSI të zbojë ministrat e saj duket e turpshme. Duke përdorur gazetat, ajo parti po tregon se vetëm në mënyrë demokratike nuk funksionon. Mesa duket, ministrat nën sulm nuk preferojnë të largohen nga postet, por asnjëri prej tyre nuk ka folur ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›