Nishani: Kushtetuta nuk është një ligj i thjeshtë, që të ndërrohet shpesh
15/08/2011 Ministri i Brendshëm komentoi dje propozimet e opozitës
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në një intervistë dhënë për mediet dje komentoi propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë. Ministri i Brendshëm tha se në praktikën legjislative shqiptare nuk ka ligje të thjeshta, të cilat mund të rishikohen pas 4 apo 5 vjetësh. “Askush nuk ka të drejtë të parashtrojë apo të trajtojë ligjin themeltar të shtetit, në mënyrë që ta përçmojë apo trajtojë si një ligj të thjeshtë, i cili ndryshohet, le të themi, pas 3, 4 apo 5 vjetësh. Në praktikën tonë legjislative nuk ka ligje të thjeshta, të cilat mund të amendohen brenda një kohe të shkurtër. Të trajtosh ndryshimet kushtetuese të mbështetur nga një qëndrim jokorrekt ndaj Kushtetutës, në konceptin e sjelljes ndaj saj është e papranueshme”, - tha Nishani. Për Nishanin ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në vitin 2008 erdhën në bazë të propozimeve të bëra nga vetë opozita dhe kishin qëllime të gjymtuara. “Ndryshimet që u propozuan nga vetë opozita kishin për qëllim jo vetëm ndryshimet në Kushtetutë, por dhe ardhjen e saj në pushtet. Pra, raportet që përcaktonte Kushtetuta janë indikatorë mjaft të qarta për funksionimin e institucioneve. Dhe çka është më e rëndësishme, tërë ndryshimet që iu bënë Kushtetutës ishin pikërisht për të eliminuar krijimin e mjeteve artificiale në jetën parlamentare, në jetën konstitucionale të të gjitha institucioneve të vendit”, - u shpreh Nishani. Ministri mbështet faktin se Kushtetuta e Shqipërisë është më se e konsoliduar dhe zbatimi e respektimi i saj është i rëndësishëm. “Unë besoj se nuk është faji i Kushtetutës. Ajo është një kushtetutë e konsoliduar. Por ajo që është më e rëndësishmja është që faktorët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe ta zbatojnë atë”, - deklaroi ministri i Brendshëm. Bujar Nishani i bëri thirrje gjithashtu prokurorisë të tregohet më e përgjegjshme në angazhimin e saj kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Ai tha se lufta ndaj këtyre fenomeneve është prioritet i Ministrisë së Brendshme, si detyrim edhe në përmbushje të kërkesave të Bashkimit Europian para dhe pas liberalizimit të vizave. Sipas ministrit Nishani, shembulli pozitiv i taks-forcave të përbashkëta duhet të shtrihen edhe jashtë kuadrit të tyre. Ministri i Brendshëm u ndal edhe në liberalizimin e vizave me vendet e zonës “Shengen”. Nishani bëri të ditur se vijon po me aq intensitet fushata e informimit ndaj qytetarëve për rregullat që duhet të respektojnë, ashtu si dhe avancimin në fushën e të drejtave të njeriut, respektimin e minoriteteve, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ishte përmbushja e këtyre kushteve që, siç u shprehën autoritetet e BE-së, bënë që Shqipëria të meritonte lëvizjen e lirë dhe sjellja e qytetarëve të këtij vendi përmbushi këtë vlerësim”, - përfundoi Nishani.