E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni dhe heshtja e qeverisë që po shuan minatorët! Apel publik qeverisë, Kuvendit, prokurorit të Republikës!

Nga Erion Braçe

Deputet i Kuvendit te Shqiperise

Qendrim publik per greven e urise se minatoreve te Bulqizes dhe heshtjen e autoriteteve shteterore per te

Kur greva e minatoreve te Minieres se Bulqizes po prek cakun kritik; ne kushtet e heshtjes se pa pranueshme te:

-Presidentit te Republikes;

-Kryeministrit te Shqiperise;

-Qeverise se Shqiperise;

-Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise;

-Deputeteve te Qarkut Diber dhe te komisioneve respektive te Kuvendit;

Partive politike qe shume here kane marre angazhime konkrete ndaj minatoreve;

Deshiroj te ndaj me ju kete qendrim publik:

1-Greva e minatoreve te Minieres se Bulqizes eshte legjitime e ne perputhje me ligjet ne fuqi;

2-Kerkesat e minatoreve jane legjitime dhe ne perputhje me ligjet ne fuqi;

3-Kerkesat e minatoreve jane teresisht te plotesueshme ne kushtet e nje vullneti te domosdoshem per plotesimin e tyre;

4-Funksionimi i kompanise ACR eshte ne kundershtim te plote me kontraten koncesionare te miratuar ne Kuvendin e Shqiperise;

5-Kompania ACR nuk ka plotesuar per vite me rradhe kushtet e kontrates koncesionare te votuar ne Kuvendin e Shqiperise;

6-Mospermbushja e detyrimeve kontraktuale prej kompanise ACR ka vene ne rrezik minieren dhe mbi te gjitha jeten e minatoreve;

7-Kushtet e punes ne minieren e Bulqizes, jane thellesisht primitive dhe cdo dite e me shume te rrezikshme, per shkak te mungeses se investimeve sipas kontrates koncesionare

8-Situata aktuale e minieres se Bulqizes eshte produkt direkt i korrupsionit ne vite ne marredhenien mes Ministrise se Ekonomise dhe kompanive qe kane kaluar dore me dore kontraten koncesionare;

9-Situata aktuale e minieres se Bulqizes eshte edhe produkt direkt i marreveshjeve korruptive mes Ministrit te Ekonomise se periudhes dhe kompanise ACR, marreveshje qe favorizoi kompanine ACR duke e cliruar nga penalitete te lindura per shkak te mungeses se investimeve ne miniere;

10-Situata aktuale e minieres se Bulqizes eshte gjithashtu produkt i drejtperdrejte i heqjes dore nga kontrolli i perditshem ndaj zbatimit te kontrates koncesionare prej Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Kur ka ndodhur keshtu, ne cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise, i kerkoj:

-Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha te nderprese pushimet dhe argetimet me tema te kota-qesharake e te marre pergjegjesite e funksionit shteteror per te permbushur kerkesat e minatoreve sa me pare; te urdheroje Ministrin e Ekonomise, te nderprese angazhimet politike periferike ne sherbim te partise se tij e te vendoset ne Bulqize per te mundesuar permbushjen e kerkesave te minatoreve atje;

te urdheroje Ministrin e Shendetesise, te nderprese veprimet e qellimshme e kriminale qe po i privojne minatoret greviste nga ndihma e kualifikuar shendetesore dhe te vendoset ne Bulqize ne krye te mjekeve me te specializuar per te ofruar ndihmen ne 1400 metra nen toke.

-Ministrit te Ekonomise Nasip Naco- te kuptoje se Miniera e Bulqizes eshte ende prone publike e shtetit shqiptar dhe te nise te permbushe pergjegjesite ligjore qe burojne nga funksioni i tij shteteror mbi kete baze; te nise nje hetim te gjere mbi mospermbushjen e perseritur te kushteteve te kontrates koncesionare nga kompanite qe e kane disponuar ate dhe te permbushe te gjitha detyrimet ligjore qe i ka ngarkuar ligji i Kuvendit per kete situate;

-Kryetarit te Kuvendit Jozefina Topalli- te angazhoje deputetet e Komisionit te Veprimtarive prodhuese te nisin verifikimin konkret te zbatimit te ligjit te miratuar ne Kuvend per Kontraten Koncesionare dhe ti shkojne deri ne fund zgjidhjes se kesaj kontrate me ligj ne kushtet kur ka vite qe ajo shkelet;

-Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Ina Rama- te angazhohet personalisht dhe me zyren e Prokurorit te Pergjithshem ti jape fund hetimit te nje ceshtje te thjeshte por flagrante abuzimi te ish Ministrit te Ekonomise, i cili, ne dhunim te plote te Kushtetutes, pushtetit te Kuvendit dhe ne shperdorim te detyres, ka favorizuar kompanine ACR duke e cliruar nga penalitete qe i kane krijuar asaj mundesine te vijoje praktiken e zhvatjes se minieres se Bulqizes deri ne kufijte e rrezikshem te egzistences se saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›