E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: Berisha me helikopter në dispozicion për pushime

Ky është momenti kur një helikopter fluturon pranë vilës qeveritare në Dhërmi për të dërguar atje kryeministrin. Para dy ditësh, ai mbylli konferencën e fundit për shtyp dhe deklaroi se do të nisë pushimet. Në dispozicion ka një helikopter, që e ka dërguar në Dhërmi. Edhe pse jemi vendi më i varfër në Europë, i lejojmë vetes luksin që kryeministri të fluturojë me helikopter për të shkuar me pushime. Po ashtu ky helikopter do jetë në dispozicionin e tij për të gjithë pushimet. Ka pasur raportime se kryeministri do ketë edhe një skaf luksoz në dispozicion. Të gjitha këto pushime prej sheiku ai do i shijojë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ka të drejtë të shijojë luksin. Pasi bleu një makinë 700 milionë lekë dhe dha mbi 5 milion euro për një helikopter luksoz, tani është momenti i pushimeve rekord.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›