Shorti për Botërorin e Brazilit, Shqipëria me fat, peshkon ekipe mesatare
Shqipërisë duket se i ka buzëqeshur fati në mbrëmje në Brazil. Eleminatoret e Kupës së Futbollit 2014 ndryshe nga shortet e tjera e kanë vendosur vendin tonë përkrah kundërshtarëve të dobët dhe mesatarë.
Shqipëria do të përballet në Grupin E së bashku me skuadrat e: Islandës, Qipros, Zvicrës, Sllovenisë dhe Norvegjisë.
Asnjë prej ekipeve evropiane të rrezikshme nuk do të përballet me ne gjatë këtyre eleminatoreve të cilat fillojnë shtatorin e vitit që vjen.
Të gjithë kundërshtarët tanë janë ndeshur me ne më parë në takime të ndryshme eleminatore a miqësore. Statistikat tregojnë për rezultate të mira të përfaqësueses sonë,kryesisht me fitore a humbje të buta dhe barazime.
Nëse ky short gëzon trainierin,lojtarët dhe tifozërinë vendase e kundërta ndodh me zyrtarët e Federatës së Futbollit për të cilët krenaria kombëtare dhe ndeshjet e lehta duhet të ishin zëvendësuar me ekipe Big prej të cilave të ardhurat financiare janë të mëdha duke marrë parasysh të drejtën e transmetimeve televizive të ndeshjeve dhe reklamat e shumta në stadium
Kampionati Botëror i Futbollit do të jetë evenimenti i radhës në listën e spektakleve sportive ndërkombëtare duke filluar me Evropianin 2012 në Poloni & Ukrainë,duke vazhduar me Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe Kupën e Botës e cila mbahet në Brazil nga 12 qershori-13 korrik 2014