AK-ja parti politike, Spahiu: Nuk bëjmë koalicion me asnjë parti
Uashington- Kryetari i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një interviste për Zërin e Amerikës, bëri të ditur se AK-ja ka marrë formën e saj politike dhe nuk do të hyjë në koalicion me asnjë forcë politike.
Kam kënaqësinë që të ndaj së bashku me gjithë publikun dhe mbështetësit e Aleancës Kuq e Zi sot nisjen e fillimit të aksionit politik, për ta parë aleancën si alternativën më të mirë qeverisëse në Shqipëri dhe duke premtuar se Aleanca Kuq e Zi nuk do të hyjë në koalicion as me PD as me PS.- deklaroi Spahiu.
Në vazhdim Spahi deklaroi se politk ashqiptare ka nevojë për ndryshime, dhe sipas tij AK- ja ka një platformë tërësisht demokratike.
Ne vlerësojmë që PD-ja është e njëjta anë e medaljes së PS-së. Janë dy parti të majta. PD është një parti tërësisht bolshevike, e cila në mënyrë autoritare është duke drejtuar vendin. Natyrisht që ne kemi një platformë të qartë për limitimin e mandateve të lidershipit politik.- u shpreh lideri i Aleancës Kuq e Zi.
Shkrime të tjera me interes:
- Dhuratat për Vitin e Ri, ja çfarë nuk duhet të bëjmë Shumë prej nesh nuk kanë gjetur ende dhuratën e duhur...
- Tragjedia në det, porti i Durrësit nuk kapi asnjë sinjal. Nuk ka pajisje satelitore Durrës Megjithëse tragjedia në det ndodhi vetëm pak milje...
- Dorëhiqet Spahiu nga KLD-ja, Alibeaj: Kallëzim penal, nuk dha informacion Tiranë- Ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij...