E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni i Berishës na kushton së paku 1.5 miliard dollarë

Share

Nga Edi Rama

Fakti është që mbas vitit 2008 kur rritja u injektua me borxhe të pakontrolluara, niveli i rritjes ekonomike të vendit është përgjysmuar dhe të dhënat e tremujorit të parë të këtij viti tregojnë një rritje ekonomike zero. Ne jemi munduar të bëjmë disa parashikime dhe të vëmë një alarm qysh në fund të vitit 2009. Por qeveria nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë. Dhe mbase edhe analistët, ekspertët e ekonomisë, tribunat ekonomike, nuk kanë arritur të regjistrojnë në memorie, vlerësimet e propozimet tona të fundit të vitit 2009 në një seancë të posaçme të asamblesë tonë kombëtare, në kushtet kur kriza filloi të shfaqej me shumë agresivitet rreth e rrotull dhe ku sipas nesh po trokiste fort në dyert e ekonomisë shqiptare.

Kanë kaluar 2 vjet e gjysmë nga nxjerrja e një dokumenti që ne e vumë në dispozicion të publikut, por sigurisht edhe të qeverisë duke u munduar që ti shtyjmë të gjitha forcat vendimmarrëse në rrugën e arsyes. Ja çfarë kemi propozuar ndër të tjera në atë dokument:

Të qetësohet klima e acaruar artificialisht e biznesit për qëllime të mirëfillta politike dhe të rivendoset menjëherë dialogu me komunitetin e biznesit, për ta bërë atë pjesë integrale të përpjekjeve për përballimin e krizës. Nuk u bë asgjë.

Të realizohet një ngrirje e rritjes së taksave, tatimeve, tarifave dhe çdo ligji që rrit qoftë edhe kostot administrative të biznesit. Të shihet mundësia për ulje të përkohshme 12 – 18 muaj të taksave mbi biznesin më të rrezikuar nga kriza për të stimuluar aktivitetin e sipërmarrësve si motori më i shpejtë ekonomik i vendit. Nuk u bë asgjë.

Të rinegociohet kredia tregtare në valutë dhe me interesa të rëndë, e marr gjatë viteve të fundit dhe që ka rritur ndjeshëm koston e borxhit në buxhet. Nuk u bë asgjë. Për politikën monetare ne bëmë gjithashtu disa vlerësime dhe sugjerime

Propozuam që Banka e Shqipërisë të vlerësojë mundësitë për një ulje sa më të shpejtë të normës të interesit. E bëri 2 vjet me vonesë dhe fakti është që tanimë ska efekt dhe nuk rezulton me impakt mbi biznesin.

Së dyti, Banka e Shqipërisë të vlerësojë mundësi të tjera për politika që e lehtësojnë çngrirjen e likuiditetit. Edhe këtu nuk u bë asgjë. Për politikat e përgjithshme qeveritare ne propozuam.

Të garantohet pasqyrimi i vërtetë dhe me transparencë i treguesve ekonomikë dhe financiarë, me shifra të pamanipuluara për qëllime politike, si hapi i parë në pranimin, raportimin dhe frenimin e një recesioni shqiptar. Kjo të shoqërohet me shkëputjen e menjëhershme të INSTAT-it nga varësia e qeverisë dhe kthimit të tij në një institucion të pavarur në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk u bë asgjë, përkundrazi të gjithë e dinë që pati edhe një hap tjetër në rrugën e absurditetit për të kontrolluar të gjithë veprimtarinë e INSTAT-it duke e afruar atë nga këshilli i ministrave drejt e tek kryeministri.

Propozuam që të bëhen korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin pavarësinë e pushtetit vendor, i cili është më pranë biznesit të vogël, duke i dhënë pushtetit vendor të gjithë instrumentet e duhura për mbështetjen dhe motivimin e biznesit të vogël në këtë kohë krize. Nuk u bë asgjë, përkundrazi në Tiranë së fundmi taksat për biznesin e vogël u dyfishuan.

Propozuam që të bëhen korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin biznesin e vogël dhe e klasifikojnë atë artificialisht si biznes të madh. Nuk u bë asgjë.

Propozuam që të bëhet distancimi i pushtetit nga monopolet që çdo ditë e më shumë po e fusin ekonominë shqiptare në rrugën e tkurrjes. Prania e tyre në çdo sektor të ekonomisë, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga oborri qeveritar dhe falë klientëve të tij duhet të marrë fund përpara se sa monopolet ta fundosin ekonominë. Nuk u bë asgjë dhe sot ndër shumë shifra domethënëse ka një shifër që unë do të dëshiroja ta dëgjonte çdo sipërmarrës i cili punon në mënyrë të ndershme dhe përpiqet të fitojë duke u bazuar tek rregullat e lojës. 0,5% e kompanive të biznesit të madh realizojnë gjysmën e fitimit që biznesi i madh realizon në tërësi në Shqipëri.

Propozuam të garantohet mbrojtja ligjore e pronës private dhe të respektohen titujt e pronësisë. Nuk u bë asgjë, dihet sesi po vazhdon historia.

Dhe ku jemi sot 2 vjet e gjysmë më vonë?

Borxhet janë rritur. Të dhënat zyrtare flasin për një borxh publik rreth 60 % e prodhimit të brendshëm, megjithë paralajmërimet e institucioneve ndërkombëtare për uljen e domosdoshme të tij. Në të vërtetë borxhi i shqiptarëve nuk është 60%, është shumë më i madh. Ka një borxh të qeverisë ndaj sipërmarrësve të punëve publike. Ka një borxh të shtetit ndaj furnizuesve të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Ka një borxh të qytetarëve ndaj furnitorëve të energjisë dhe ujit të pijshëm, sepse 100 mijë familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike 4 mijë lekë në muaj nuk mund ta paguajnë dot faturën e energjisë së shtrenjtuar 65 % dhe të ujin të shtrenjtuar 50 %. Por ama ky është një borxh.

Ka borxh ndaj pronarëve, ka një borxh ndaj ish të përndjekurve, ka një borxh ndaj vendimeve të gjykatave të pazbatuara për ish ushtarakët dhe persona të larguar nga puna për vendime politike.

Ka borxhe të ndërsjellta të bizneseve. Edhe borxhet me probleme ndaj bankave janë rritur dhe sot kanë kaluar 1 miliardë dollarë. Të gjitha përmbledhtasi bëjnë që me një llogari fare të thjeshtë të thuhet se borxhi i sotëm i Shqipërisë është së paku 100 % e prodhimit të brendshëm. Pra aq sa Shqipëria prodhon në një vit aq ka edhe borxh. Kjo është katandia e ekonomisë shqiptare në të tatëpjetën e një politike ekonomike qorre, grabitqare dhe klienteliste. Vetëm borxhi publik, duke ju referuar shifrave zyrtare, pas vitit 2005 është rritur me 3 miliardë dollarë.

Çdo fëmijë që lind sot, ka mbi supe një borxh prej 2800 dollarë. Në vitin 2011 u shpenzuan 480 milionë dollarë për shërbimin e borxhit publik, shumë kjo dy herë më e lartë se e shtatë viteve më parë. Për çdo 100 lekë të ardhura që u mblodhën në vitin 2011, 16 lekë shkuan për ti shërbyer borxhit. Është shumë e rëndësishme që shqiptarët ta dinë se kur flitet për borxh publik nuk flitet për një borxh që e ka dikush diku dhe kjo nuk ka lidhje me ta, por flitet drejtpërdrejtë për një borxh që lidhet me nivelin e tyre financiar. Ky shërbim i ka kushtuar çdo familjeje 55 dollarë në muaj, pra më shumë se një faturë e energjisë elektrike, një familje shqiptare e ka për borxhin. Borxhi që rritet në mënyrë të vazhdueshme për hesapet e një qeverie që tek marrja borxheve ka gjetur rrugën e vetme për ti shpëtuar hijes së krizës që shkon duke u rënduar dhe duke vrapuar në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shërbimi i borxhit ka arritur nivelet më të larta. Duke bërë një krahasim tjetër shifrash del e qartë se për borxhin e marrë qorrazi për llogaritë elektorale dhe hesapet e pushtetit të sotëm ne shpenzojmë më shumë se fondet publike në shërbim të arsimit në total. Më shumë se fondet për shëndetësinë dhe madje dyfish më shumë se sa gjithë shpenzimi për bujqësinë. As privatizimet nuk e pakësuan borxhin publik dhe

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›