Mafia e karrotrecave, arritja e parë e kryetarit Basha
Prej mbi njëzetë ditë, makina ime ndodhet në ambientet e Policisë Bashkiake në Tiranë , në pritje të përgjigjes së një ankimimi të bërë prej meje , dhe që ankimon dëmtimin e automjetit gjatë tërheqjes me karroatrec .
Deri më sot, asnjë përgjigje , përveçse : Sipas ligjit afati i përgjigjes është deri dt .. .(!) Një muaj për përgjigjen .
Një muaj, unë duhet të bllokoj makinën ( nuk mund ta tërheq pa një përgjigje ndaj ankimimit) . Të faleminderit o Shtet . Të faleminderit Bashki.
Që të jem i sinqertë, ankimimi është bërë pikërisht për të vërtetuar dhe këtë aspekt të prepotencës bashkiake , dhe të atyre që Ligjin , Forcën , Procedurën, e kanë kthyer në instrument për Fitime te paligjshme , situate groteske.
Kisha kohë që po dëgjoja një shqetësim qytetar mbi karroatrecat, dhe aktivitetin e tyre tepër të zellshëm dhe intensiv në Tiranë.
Në përgjithësi , i përkas atij formati të shoqërisë shqiptare , që gëzohem kur shoh shtetin të veprojë , kur i gjej instrumentet e shtetit të gjallë dhe aktivë , kur shoh shkelësin ligjor të ndëshkohet . Nuk ka demokraci , prosperitet , zhvillim dhe mirëqenie pa ndëshkim . Por kërbaçin varet se kush e ka në dorë. Apo jo? Po futem drejt e në temë , për të treguar që prej fillimit rrethanat dhe arsyet që më detyruan të bëja kete shkrim .
Ngjarja
Fundjava e gjallë në Tiranë . Ora 23:35 parkoj automjetin në një parkim publik , ku tabela orientuese shkruante: Parkim për Gjykatën e Lartë .
Bashkia punon ditë e natë, të Hënën dhe non stop të Dielën,24 orë në 24.
Dhëndur i ri Zakone të Reja . Ne oren 24.00 ( fiks në këtë orë) shkoj të marr mjetin tim , po sakëm se gjeta gjësend. Thashë mos ma kishin prerë faturën hajdutët e automjeteve ( te shtuar këto vite ) , por gjysma e të keqes, nuk ishin ata hajdutë që mendova në çastin e parë , këta që më ranë për hise të shtunën janë ca më të kollarisur, ta mbajnë peng derisa tu çosh hisen.
Paraqitem ne Polici (Rajoni 3) per te bere denoncimin e vjedhjes , por informohem, pas rreth gjysem ore ne komisariat ,se makina ishte tërhequr me Karroatrec nga Bashkia .
Shkoj dhe një herë tek vendi i parkimit të sigurohem nëse sinjalistika rrugore informon mbi penalizimin me këtë masë ( dhe pse isha i bindur së një tabelë e tillë nuk ekzistonte ) , për më tepër që ekzekutimi i kësaj mase penalizimi në orën 24.00 ditën e shtunë , përbën një absurditet, (fundja gjyqësori i ka vënë me kohë punët në vijë , dhe nuk kanë nevojë për orare të zgjatura pune!).
Në vend parkim konstatoj vetëm tabelën Parkim për Gjykatën e Lartë .
Gjithsesi të nesërmen paraqitem në ambientet e Policisë Bashkiake, ku marr dokumentacionin e penalitetit , dhe filloj procedurat e pagesës së gjobave .
Paguaj gjobën e parkimit të gabuar në Bashki .
Bash këtu fillon ….
Më jepet një mandat në të cilin ishte shkruar Parkim i Gabuar. ( Tërheqje me Karroatrec ) . I kërkoj punonjësit të Policisë Bashkiake të identifikojë në mandat se për llogari të kujt subjekti bëhej kjo pagesë ( Subjekt ose dhe Automjet ) .
Kërkesa ime refuzohet prerë nga punonjësi . Atëherë kërkoj një dokument, se cili ishte subjekti që kishte kryer aktin e tërheqjes me karroatrec ishte shtetëror ( I Bashkisë ) apo privat . Përsëri refuzim ABSOLUT . Po përse? Të kenë vallë ndonjë hall ATA , apo jam unë që u kam lënduar sedrën Bashkiake me kërkesat e mia të tepruara?!
Nuk pata ndonjë dilemë të madhe, se nja një vit e kusur më parë, bëra një investigim privat për trajektoren që ndiqnin paratë e gjobave të Karroatrecëve të Policisë Rrugore ( Ndërsa Ministër I Brendshëm ishte zoti Lulzim Basha) .
Ne ate kohe më doli : Gjobat i faturonte Shteti por i arkëtonte Maliqi. Plot 250.000,0 Euro ishte humbja ne Buxhet ( Fitimi natyrisht shumëzoje me … shumëfisha ) .
E konservova këtë investigim , nuk u investova për publikim , thjesht per ceshtje Morale ( po trokiste fushata elektorale e nuk doja që një shqetësim si qytetar të lexohej si një nismë tendencioze, apo me prapavijë.).
Po mesa duket këtu abuzimi është kthyer në normë është filozofi . Mesa duket ku ndodhet ky njeri nuk mund te jete ndryshe .
Siamezet Karroatrec Kryetar nuk mund te jetojne pa njeri tjetrin .
Ndërkohë kur aksioni i Karoatrecëve të realizuar nga Policia e Shtetit bie ndjeshëm , ai i kryer nga Bashkia çuditërisht rritet në mënyrë progresive. ( Atëherë ishte ndryshe: Punonte shteti , rrinte duarkryq Bashkia)
Automjetet merren vend e pa vend me apo pa të drejtë në çdo kohë .
Nuk mjaftojnë vetëm Karroatrecë të Bashkisë por dhe Privatë . Këta të fundit me aktivë më të zellshëm .
Deri këtu asgjë për tu veçuar specifikisht . Tek e fundit po zbatohet Ligji. Por ka dhe më shumë se kaq. Për argument po marr rastin tim .
Sjell në kujtesë se ditën që pagova gjobat, në ambientet e Policisë Bashkiake konstatova dhjetëra njerëz ( dhjetëra vërtet nuk hiperbolizoj ) . Dikush, një i këputur qante , skishte të paguante , ndërkohë që makinën e kishte të ndërrmarjes ku punonte mesa kuptova. Dikush tjetër bërtiste Po të kam dhënë Votën mor HAJDUT etj ..etj . Shyqyr që policët e Bashkisë e dinin se çdo të thoshin këto Gjoba , dhe mëshironin e njëkohësisht ngushëllonin VIKTIMAT .
Por le të zbërthej rastin tim më konkretisht.
Ora 24.00, në një vend që nuk pengon qarkullimin publik , që nuk pengon funksionimin e institucionit, të shtunën në darkë ora 24.00 , kur nuk kishte aktivitet të Bashkisë ( shumë i rëndësishëm ky detaj referuar kompetencave ligjore te Policisë Bashkiake , shiheni është ne faqen e Bashkise ) , Karroatreci na bën gol në minutat shtesë.
Shpjegoj se : Në fletën e gjobës me iniciale të Bashkisë Tiranë konstatohen tre masa ndëshkimore: Gjoba, Bllokimi me Kapëse Rrotash , dhe Heqja me Karroatrec
Përse duhej të kalohej tek penaliteti Ekstrem ?! Mos vallë u bllokua arbitrarisht trafiku ? Mos vallë u bllokua funksioni i vendqëndrimit te automjeteve të institucionit ? Apo u shkel hapur një paralajmërim tabele për marrje me Karroatrec në rast Vend Parkimi në atë zonë , në çdo orë të ditë-natës?
Asnjëra prej tyre . Për më tepër ora 24.00 e natës , dhe ditë e Shtunë në darkë .
Në çdo vend të botës të gjitha hapësirat e rezervuara zyrtare të parkimit ditën e Premte në darke deri të Hënen në mëngjes janë të lira për përdorim publik. Ju garantoj për këtë .
Dhe kjo është normale në një shtet që Administratën Publike e percepton si shërbim dhe jo si gjobëvënës .
Madje , gjetkë ky fakt bëhet i ditur dhe në sinjalistikë . Ky rregull ka funksionuar dhe kur në Bashki ishte satrapi Rama .
Po përse kjo masë penaliteti atëherë?! Gjatë pagesës u ballafaqova me dy mandate të ndryshme .
I pari me siglën Bashkia Tiranë , e cila bashkëngjitej dhe me vulën e Bashkisë për pagesë 3.000,0 lekë ( gjoja e parkimit të gabuar ) . Ai paguhej ne Financat e Bashkise ( shume i rendesish
