E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni i lejeve të ndërtimit i fut Edvinit lepurin në bark

Lufta e denoncimeve politike dhe mediatike ka filluar. Beteja më e re e tregut shqiptar nuk është transparenca e kutive, por transparenca e partnerëve të njohur dhe atyre misteriozë të Edi Ramës. Një përpjekje që zbulon të palara. Por fatkeqësisht, prokuroria, si asnjëherë më parë gjendet me pushime të stërzgjatura, edhe pse akuzat buçasin.
Në një vend ku organet e Prokurorisë funksionojnë siç duhet do të duhej hapur hetimi automatikisht pas çdo deklarate publike ku dikush akuzon dikë për korrupsion. Duhej të ishte hapur fashikulli qoftë për akuzat e PS-së, qoftë për ato të deputetes Vokshi. Por prokurorët në Shqipëri nuk kanë këllqe për këto pune. Akuzuesi duhet të dorëzojë dokumentet e faktet që disponon në prokurori dhe po nuk e bëri vetë, shkon prokuroria dhe ia kërkon me pahir.
Ndërkaq deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi shfletoi dje para medieve dokumentin ku sipas deputetes, kompania e përfaqësuar nga administratori Arian Tartari (bashkëjetues i Vokshit) dhe ortak Dritan Avllaj (Tan Lepri) ka dhënë ryshfet miliona para në Bashki për të fituar një leje ndërtimi. Sidozot firma e gjendur nën presion shantazhues të firmës për leje të bashkisë së kryesuar nga Rama për të marrë lejen e ndërtimit në këmbim të lëshimit të aksioneve Tan Leprit, i cili është agjent financiar i Edi Ramës me kuotë 20 %.
Dritan Avllaj nuk është një person i panjohur për basifondet e Tiranës, sepse më vonë ai u bë pronar i Lokal “Joni” përballë Prokurorisë së Përgjithshme. Një lokal i njohur për mediet sepse aty me 15 shkurt 2007 ndodhi shpërthimi i një sasie tritoli vetëm pak kohë pasi Edi Rama kishte përfunduar darkën dhe ishte larguar që andej. Por ngjan se nuk ishte një atentat kundra Ramës, por një diçka që duhej kërkuar tek e kaluara e Edi Ramës. Dhe ato gjëra po e përndjekin prapë, edhe Tan Leprin, edhe Edvinin. Në një intervistë të ditës pas ngjarjes nëna e Tan Leprit, Shpresa Avllaj shprehej se “djemtë e mi shohin hallin dhe punën e tyre”, por duket se problemi dhe halli i tyre është Edi Rama dhe kontratat e bashkëpunimit në emër të tij.
Sidoqoftë dalja e përditshme e socialistëve kundra kompanisë “Vision Construction”, duket se ka lidhje me basifondet e bashkisë së Tiranës, prej të cilave Edi Ramës duket se i ka hyrë lepri në bark.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›