E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni me pronat, 2 në pranga. Në hetim një i tretë

Dy persona janë arrestuan mbrëmjen e djeshme nga forcat e antikorrupsionit në policinë e Tiranës me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ndërsa po hetojne në gjendje të lirë një zyrtar të zyrës së rregjistrimit të pasurive të paluajtshme në Tiranë.

Shkëlqim Levanaj, 45 vjec dhe Orion Kolezi, 29, dyshohen se në bashkëpunim me njërin tjetrin dhe persona të tjerë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë parash prej 50 mijë lekësh në këmbim të lëshimit të një vërtetimi hipotekor, për një apartament të ndodhur në Tiranë.

Gjithashtu po ndiqet penalisht ne gjendje të lirë Altin Spaho, 38 vjec, me profesion inxhinier dhe detyre Zevendes Regjistrues ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Tirane.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale shumën prej 50 mije lekësh, nje makinë tip “benz ” me targa te huaja, 3 celulare dhe një numër të konsiderueshem formularësh të plotësuar dhe të pa plotesuar certifikatash dhe vërtetimesh të hipotekës.

Ndërkaq vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin e veprimeve abuzive dhe korruptive të personave te implikuar.

EM/MA

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›