PD: Ok, amendamenteve të socialistëve për zgjedhjet
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se të gjitha amendamentet që opozita do të propozojë për zgjedhjet e ardhshme do të miratohen nga mazhoranca në parlament. Por theksoi se e majta duhet të tregohet e përgjegjshme dhe të pranojë ofertën e demokratëve që zgjidh situatën e krizës, në të mirë të vendit. Bregu përshëndeti edhe qëndrimin e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Shtajberg, i cili e quajti legjitime qeverinë e Berishës të pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
"Rikomfirmojmë se Qeveria është e hapur që opozitës t'i krijohen të gjitha kushtet që të paraqesë në Prokurori për hetim të mëtejshëm e të plotë çdo akt apo dokument që ajo disponon mbi pretendimet e saj. Rikonfirmojmë se i kemi njohur opozitës të drejtën ekskluzive për të përkthyer në amendamente të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e ardhshme, pasi opozita të jetë konsultuar edhe me Komisionin e Venecias. Garantojmë se keto amendamente, të hartuara nga opozita, do të votohen plotësisht në parlament. Duke përshëndetur edhe një herë deklaraten e Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Z.James Stainberg, Qeveria i bën thirrje opozitës të mos hedhë poshtë këto oferta dhe të dëshmojë se është një opozitë e përgjegjëshme për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve në interes të vendit", deklaroi zonja Bregu.
Alsat < I mëparshmi