E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unioni i Gazetarëve marrëveshje me "Alsat"

Unioni i Gazetareve Shqiptare dhe Televizioni ALSAT nenshkruajne nje marreveshje bashkepunimi, e cila i sherben formalizimit te marredhenieve te punes ne tregun mediatik. Marreveshja u nenshkrua mes kreut te Unionit te Gazetareve, Aleksander Cipa dhe drejtorit te pergjithshem te radiotelevizionit kombetare satelitor Alsat, Rezart Taçi.

Zoti Taci theksoi se punonjesit e televizionit Alsat jane te perfshire ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Sipas tij investimi i grupit “TACI OIL” synon te ruaje integritetin profesional te gazetarit.

"Ne synojme te krijojme nje standard te ri ne tregun mediatik shqiptar, fokusi yne eshte qe marredheniet e punedhenesit dhe punemarresit me institucionin tone te jene partneriale dhe te formalizuara sipas te gjitha ligjeve ne fuqi. Nje media serioze eshte e tille kur misheron hapa kontraktuale. Sot te gjithe punonjesit e Alsatit perfshihen ne librat e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Gjithashtu, investimi i grupit "TACI OIL" ne kete media synon respektimin e autoritetit profesional te gazetarit si garanci per te qene media jone e lire, e pavarur dhe profesionale", u shpreh Rezart Taci, drejtor i pergjithshem i radiotelevizionit kombetar satelitor Alsat.

Ndersa zoti Cipa theksoi se vendosja e ketij bashkepunimi i sherben luftes kunder informalitetit ne tregun mediatik. "Eshte nje marreveshje qe Unioni i Gazetareve shqiptare tenton dhe synon ta realizoje te nenshkruar me te gjithe administratoret e mediave profesionale shqiptare. Behet fjale per implementimin e kontrates kolektive te gazetarit, nje dokument i munguar, dhe aq me teper i shperfillur ne realitetin e tranzicionit post komunist ne gjithe tregun tone mediatik. Permes nenshkrimit te dokumenteve te tilla mendome qe rikthehet ne fuqi lufta reale per evitimin e informalitetit ne tregun mediatik shqiptar. Tentohet dhe materializohet realisht ruajtja e integritetit profesional te gazetareve", tha Aleksander Cipa, kreu i Unionit te Gazetareve.

Marreveshja me televizionin ALSAT eshte e para qe unioni i gazetareve nenshkruan per kete vit dhe do te sherbej si model bashkepunimi edhe per mediat e tjera.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›