Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, caktohet data për vleftësimin e masës së sigurisë për 7 pedagogët dhe sekserin

Gjykata e Elbasanit ka bërë të ditur datën e zhvillimit të seancës për vleftësimin e masës së sigurisë për pedagogët dhe sekserin e arrestuar për korrupsion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Përmes një njoftimi për mediat gjykata nënvizon se seanca do të zhvillohet të martën më datë 05 nëntor nëntor në orën 09:30.
“Përshëndetje ju informojmë se, në lidhje me ngjarjen e datës 01.11.2024 të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan caktoi seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” më datë 05.11.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftim.
Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan akuzohen se kanë marrë para për të kaluar në provime një studente.
Të arrestuarit:
Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
G.H., sekseri
Gjithashtu, është shpallur në kërkim Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë.
Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H.
/rtsh.al/