Korrupsioni, pranga zyrtarëve të administratës
12 zyrtarë të administratës publike janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit sot paradite. Operacioni i kryer nga seksioni antikorrupsion në policinë e Tiranës është finalizim i një hetimi mëse 5-mujor.
Mësohet se të arrestuarit janë zyrtarë të Drejtorisë së Metrologjisë, institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë. Pritet që Drejtoria e Policisë së Tiranës të japë detaje të mëtejshme në një konferencë shtypi.