Korrupsioni pranga zyrtarit te Ministrise se Financave
Tre persona u arrestuan nga policia pas urdher-arresteve te leshuara nga njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes pasi akuzohen per korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe ushtrimit te ndikimit te paligjshem ne bashkepunim.
Burime nga organi i akuzes thane per gazeten Shqip se pas me shume se dy muajsh u arrit ne perfundimin se drejtori i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave Kliton Rusi dyshohet te kete abuzuar me detyren gjate privatizimit te nje objekti publik nje ish-ndermarrje shteterore ne qytetin e Lushnjes duke shkelur madje edhe procedurat ligjore.
Prokuroria e akuzon Rusin per korrupsion pasiv nderkohe qe dy te arrestuarit e tjere Misir Haxhiu drejtor i Sigurimeve Shoqerore ne Lushnje dhe Dashnor Sinanaj administrator i firmes Zdrava kane bashkepunuar me njeri-tjetrin per te ndikuar te zyrtari i Ministrise se Financave per ti kaluar procedurat e privatizimit te objektit publik ne kundershtim me ligjin.
Informacioni i marre ne rruge operative se po pergatitej nje afere korruptive ne lidhje me privatizimin e nje objekti publik ka sjelle edhe nisjen e hetimeve nga njesia Task-Force ne adrese te zyrtarit dhe personave me te cilet ai bashkepunonte per realizimin e procesit te paligjshem.
Ne dhjetediteshin e pare te korrikut agjentet antikrim kryenin hetime me te gjitha metodat ndaj personave te dyshuar dhe vetem dje eshte arritur te finalizohej gjithcka ne sigurimin e proves fiksimin e momentit kur zyrtari dhe te interesuarit per pronen kryen shkembimin e lekeve.
Operacioni i koduar Taksa e Xhepit i Drejtorise Kunder Krimit Financiar Njesise se Perbashket Hetimore Kunder Korrupsionit Tirane dhe Drejtorise se Forces se Posacme Operacionale u finalizua me arrestimin e Kliton Ajet Rusit 46 vjec Misir Sadush Haxhiaj 45 vjec dhe Dashnor Rriza Sinanaj Zdrava 31 vjec. Keta shtetas jane arrestuar ne flagrance pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kane kerkuar dhe i kane marre nje qytetari shumen prej 1 milion lekesh ne kembim te shitjes se nje prone publike. Ne momentin e arrestimit shtetasit Kliton Rusi iu gjet dhe sekuestrua edhe shuma e mesiperme e parave tha zyrtarisht Policia e Shtetit.
Materialet procedurale ne ngarkim te shtetasve Kliton Rusi Misir Haxhiaj dhe Dashnor Sinanaj i kaluan per ndjekje te metejshme prokurorise nen akuzen e kryerjes se vepres penale te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike dhe te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga nenet 259 dhe 245/1 i Kodit Penal.