Braho Prifti korrupsion dhe te familjet e minatoreve te vdekur
Anetari i Kryesise se LSI-se Spartak Braho flet ne nje interviste per Shqip per marredheniet e tij me ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti partine koalicionin me PD-ne dhe te ardhmen e se majtes shqiptare. Sipas Brahos ai dhe Prifti ndahen ne shume pika duke e akuzuar deputetin e LSI-se per afera galopante ne Ministrine e Ekonomise. Braho thekson se Prifti ka bere korrupsion edhe ne kurriz te familjeve te minatoreve te vdekur dhe ne diten e fundit te punes se tij si minister. Braho thekson se LSI do te vijoje koalicionin me PD-ne por ne disa qytete te medha te vendit po keshtu edhe ne disa komuna do te dale me kandidatet e saj.
Akuza dhe kunderakuza kane shoqeruar keto dite Levizjen Socialiste per Integrim. A mund te flitet per nje debat mes paleve brenda kesaj partie
Po eshte e sakte tashme LSI-ja eshte perfshire ne debat dhe ky debat ska te beje aspak me qendrime ideore apo programore te LSI. Ky eshte nje debat qe lidhet vetem me disa ndryshime ne kabinetin e qeverise pra nje debat burokratik administrativ qe lidhet me nje vendim te Kryesise se LSI-se qe ishte propozimi per shkarkimin e z. Prifti si minister i Ekonomise ne nje rokade dhe emerimin e z. Meta ne kete pozicion duke propozuar njekohesisht edhe emerimin e z. Haxhinasto ne postin e ministrit te Jashtem. Kryesia e LSI-se e trajtoi kete ceshtje me qetesi ne sensin per te bere ndryshime ne ekipin e saj drejtues ne qeveri me synimin qe kryetari i partise ti afrohej problematikes drejtuese te partise strukturave nderkohe qe po afron edhe fushata e zgjedhjeve lokale e cila kerkon nje ndjekje korente me te perditshme. Posti i ministrit te Jashtem nuk ia jepte kete komoditet. Por ne vend qe z. Prifti ti bindej ketij vendimi u acarua dhe reagoi sikur me largimin e tij u be hataja. Deklaratat e mepasshme te tij deshmojne se largimi prishi shume ekuilibra dhe hapi probleme qe sic rezulton tani kane te bejne me keneten e drejtimit dhe menaxhimit mafiozo-familjare te ministrise ne te cilen kane ndodhur gjera te llahtarshme nje korrupsion galopant qe lidhet me krijimin e mafies dhe marredhenieve korruptive te tij me subjektet dhe biznesin privat. Tashme ne jemi te detyruar te zhvillojme kete debat te cilit sapo kane filluar ti zbulohen rrenjet dhe qe padyshim vec investigimit qe do te bejne organet e partise nevojitet edhe vete investimi i drejtuesve te rinj te ministrise si te organeve te specializuara te krimit ekonomik dhe prokurorise.
A ka sot ne LSI nje grup kundershtar me kryetarin e partise Ilir Meten
Nuk mendoj se ka grup kundershtar ne kuptimin klasik brenda LSI-se kunder z. Meta. I vetmi person ne opozicion me kryesine e partise me vijen e saj me vendimet kolegjiale por edhe me aspiratat eshte z. Prifti. Mosbindja e tij nga nje mosbindje burokratike eshte kthyer ne nje mosbindje per parime te rendesishme politike morale dhe te perpjekjeve e luftes qe bene partia dhe anetaresia e saj kunder fenomeneve negative te korrupsionit dhe natyrisht e kam thene edhe hapur qe ne kete beteje per tu pastruar partise i nevojiten edhe perpjekje per te cmontuar klanin e njerezve perkrahes dhe sherbetore te blere nga Prifti te cilet jane kryesisht njerez familjare te tij por edhe tek-tuk bashkepunetore dhe burokrate te punesuar ne ministri apo gjetke.
A do te vazhdoje me Dritan Prifti te jete pjese e LSI-se pas baltes se hedhur kundrejt tij mbi menyren e drejtimit te ministrise
Largimi i z. Prifti nga grupi parlamentar i LSI-se ende nuk eshte konfirmuar. Nuk dihet vektori i tij majtas apo djathtas. Per mua ai tani eshte vetem me vetveten dhe nuk besoj qe te kete ndonje rrezik ne rolin e LSI-se ne stabilitetin ne koalicion.
Mendoni se ky debat publik po e demton imazhin e LSI-se
Natyrisht qe debatet shterpe per nje parti nuk jane te mira dhe te dobishme. Detyra jone eshte te thellojme analizen e kesaj ngjarjeje apo ikjen e Priftit te forcojme kontaktin me baza dhe anetaresine e partise per ta sqaruar ate. Natyrisht nuk mund te merremi shume me te pasi gjykoj se do te merren organet e drejtesise dhe ne kemi ceshtje me te medha perpara sic eshte riorganizimi dhe pergatitja e partise ne fushaten e ardhshme elektorale.
Cilat jane marredheniet tuaja me Priftin nisur edhe nga fakti se ai ka deklaruar publikisht se ju e keni kercenuar me vdekje
Dua te them qe marredheniet tona per sa kohe jemi njohur bashke kane qene normale por per hir te se vertetes dua te them se ai ka qene nje nga njerezit e perkedhelur te z. Meta. Katapultimet e tij shpeshhere kane qene jo fort te motivuara por ato i kemi pare me syrin e nje te riu te arsimuar ne Perendim qe duhej perkrahur dhe dhene dora dhe provuar ne drejtimin e administrates. Edhe sot nuk e kam kuptuar arsyen perse ai ngriti zerin me akuza te pabaza kundrejt meje duke me quajtur prokuror te diktatures apo se paskam shitur zgjedhjet ne 2009-n. Ai e di shume mire qe nuk kame qene asnje dite prokuror i diktatures kam qene jurist dhe gjyqtar i kualifikuar sikunder ai e di shume mire qe jam nje nder themeluesit e se majtes shqiptare ne Partine Socialiste dhe me pas me LSI-ne. Keto akuza bajate per te hedhur balte mbi mua politikisht i ka bere vetem e djathta e viteve lsquo91-lsquo96. Dhe me pas edhe ajo ka heshtur sepse kane qene te pasakta. Une kam qene per 12 vjet deputet dhe kam drejtuar per tete vjet Komisionin Parlamentar te Ligjeve kane qene nder hartuesit e Kushtetutes se Republikes me nje sfond politik dhe moral se bashku me pjesetaret e familjes pozitiv dhe te pacenuar. Nga ana tjeter mund te shtoj se ne ne LSI kemi mbeshtetur njeri-tjetrin gjate fushates zgjedhore te 2009-s. Por nga ana tjeter kishim nje rregull statusor ne parti sipas te cilit deputeti qe do te merrte postin e ministrit me perjashtim te kryetarit te partise qe do te linte mandatin e deputetit. Ndonese ky ishte nje rregull partie asnjehere nuk i kerkova te linte postin e deputetit kur u be deputet pasi isha pergatitur qe mandatin e deputetit ta fitoja direkt gje e cila nuk u arrit per shkak te masakres elektorale te zhvilluar nga PD dhe PS. Por natyrisht nuk mund te pajtohesha me menyren e drejtimit te METE-s nga Prifti. Qe para 3-4 muajsh e kam paralajmeruar ate ne forumet e partise per rrugen pa krye ku kishte hyre vecanerisht per emerimet klienteliste te pastudiuara dhe te dyshimta. Une smund te pajtohesha me gjobat qe ai filloi ti vinte biznesit qe shkonte deri ne dhembje. Atij per arsye korrupive nuk iu ndal dora ti hiqte licencen gruas se nje minatori te vrare Xhevaire Dunicit qe mbante femijet jetime me ate biznes per tia dhene nje firme tjeter. Po sa xhevahire te tjera ka si kjo Dhjetera. Vetem naten e fundit qe u largua nga zyra ai firmosi kundrejt pazareve dhjetera leje dhe koncesione qe llogariten ne miliona euro. Une si jurist nuk mund te hesht dhe ta fale ate perballe faktit qe ai ka deklaruar se ka pasur dijeni per kontrabanden e naftes madje edhe per persona te tjere konkrete dhe ka heshtur duke lare duart se ia paska thene ketij apo atij. Asnje kontrabande nuk mund te behet nga METE pa dijenine dhe firmen e tij. Duke shtuar se ai ka bashkepunuar ne krim ka shperdorur rende detyren. Nuk mund ta fal ate kur deklaron se shkeljet e konstatuara nga kontrolli i auditit ai ia ka percjelle Kryeministrit Po pastaj Cfare masash mori ai vete si minister apo duke implikuar te tjeret mendon se shperndan pergjegjesine Nuk mund ta pertyp apo ta justifikoj pasurimin galopant te tij me tulla apo lope me shtepi ne cdo cep te Tiranes e gjetiu apo me blerje dhe shitje aksionesh perballe varferise se mbeshtetesve tane. Ku i gjen parate ky bamires i madh Nje cudi me vete kjo. Une nuk mund te pajtohem me karakterin e dobet te deformuar dhe paburrerine e Priftit me akrobacite politike por edhe me aftesite korruptive per te blere dhe shitur njerez apo edhe letra e dokumente zyrtare sa te njera apo tjetra parti sa te njeri apo te tjetri lider i tyre. Dyfytyresia e tij rezulton e paimagjinueshme dhe qe natyrisht te gjitha keto e te tjera na i bejne domosdoshmerisht rruget e ndara dhe jo vetem politikisht por edhe shoqerisht. Ai ka vetem nje rruge te hap barkun e tij te kriminalizuar e te ike atje ku e ka vendin ose ku mendon.
Si e shihni te ardhmen e koalicionit qeveritar mes LSI-se dhe PD-se edhe pas debateve te fundit te krijuara ne partine tuaj
Levizja politike e LSI-se duke pranuar koalicionin me PD-ne natyrisht ishte risi ne filozofine politike shqiptare. Une nuk do te zgjatem per te arsyetuar kete risi por duhet te permend shkurt vetem pozitivitetin e kesaj risie qe lidhet me vazhdimin e stabilitetit te vendit si dhe me realizimin e aspirates se madhe te shqiptareve per te realizuar levizjen e lire dhe integrimin ne BE objektiva keto madhore te cilat i ka pasur cdo force madhore politike gjate ketyre 20 viteve. Tashme keto objektiva pothuajse jane realizuar ku roli i LSI-se dhe Metes ishte deciziv. Sikur dhe vetem kaq LSI per te bashkuar ne koalicion qeverises me PD-ne ishte i mjaftueshem dhe i justifikueshem. Por natyrisht baza e partise dhe disa drejtues te saj u gjenden te papergatitur dhe paorientuar. Dikush e kuptoi dikush jo ndonje dhe u largua por pjesa derrmuese e partise e perkrahu kete vendim per bashkeqeverisje me PD-ne por pa humbur identitetin si nje force e majte. Pastaj nuk eshte ndonje gje e re largimi i ndonjerit pasi ne cdo parti ka te larguar te merzitur te genjyer te mashtruar ashtu sikunder se pati edhe nga ata te cilet nuk i rezistuan ofertave mikluese te presionit qe kane bere drejtues kryesore te PS-se.
Si nje nga themeluesit e kesaj partie mendoni se per shkak te koalicionit me PD-ne dhe problemeve te brendshme te LSI-se mund te kete tkurrje te elektoratit te saj gjate zgjedhjeve lokale te ketij viti
Per sa i perket impaktit elektoral tani nuk mund te them ndonje gje te sakte dhe ekzaktesisht kete do ta tregojne zgjedhjet e ardhshme. LSI do te hyje ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne koalicion edhe me kandidate te vecante ne PD. Eumlshte ende heret te flitet per ndarje zonash dhe per kete ka vetem nje marreveshje parimore por ajo qe them me siguri eshte qe LSI do te kandidoje edhe ne disa qytete te medha me kandidatet e saj ne bashki dhe komuna dhe se rezultatet do te jene me te mira se ato te vitit 2007.
Ju permendet edhe faktin se jeni nje nga themeluesit e se majtes shqiptare. Ne kete kuader si e shikoni te ardhmen e saj
Te flasesh per te ardhmen e se majtes shqiptare kerkon nje analize te thelle por ajo qe mund te them me dy fjale eshte se ndonese mbi qiellin e se majtes jane grumbulluar re te zeza ajo dhe elektorati i saj dhe aspiratat e njerezve qe perfaqesojne shtresat e majta do te gjejne forca per te riformuluar ide te reja aspirata moderne dhe bashkekohore dhe natyrisht lidere te tjere vizionare. Ne kete kuptim te ardhmen e se majtes e shoh me ngjyra optimiste.