Rama Jetojme ne ore te veshtira per Shqiperine

Projekti socialist per te rinisur protestat ka hyre ne faze perfundimtare. Turi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne baze ka ricikluar dje nga qyteti i Kukesit nje regjister fjalesh qe deshmojne se ballafaqimi te pakten teorik mes dy kampeve kerkon zgjidhje politike. Me nje gjuhe te ndezur dhe te forte te ngjashme me ato te nje manifesti te protestave Edi Rama beri thirrje per nisjen e nje reagimi kapilar ne te gjithe vendin brenda dhe jashte institucioneve duke synuar permes levizjes edhe nje shkundje te opinionit dhe konstituimin te tij si pjese funksionale te demokracise. Duhet te jemi te gjithe te vetedijshem se kjo eshte nje nga oret me te veshtira te vendit tone. Kjo eshte nje nga oret kur pas fjaleve te bukura pas deklaratave te bujshme per suksese te medha dhe per arritje te papara...zhvillohet nje veprimtari e perditshme nga ana e qeverise qe i ngjan perdite e me shume nje veprimtarie te organizuar kriminale te cilen ne duhet ta ndalim me cdo cmim dhe me cdo kusht duke e larguar qeverine duke u ngritur ne protesta kudo duke u ballafaquar me kuraje dhe me force kudo ne rruge ne Parlament ne cdo qytet dhe ne cdo fshat sepse nuk ka rruge tjeter pervec rruges qe e largon nga rruga jone nga rruga e se ardhmes qeverine e Sali Berishes tha Edi Rama ne Kukes. Nje nga deklaratat me te forta qe jane bere ne kete vit krize politike e cila i paraprin dhe synon rritjen e temperatures politike tanime me e natyrshme sesa sforcimi me situaten e krijuar me greven e urise dhe apelin per transparence. Ne kete kuader si ndihme qenesore vjen vete realiteti ekonomik dhe social i papergenjeshtrueshem nga asnje shirit perurimi ndihme dhe koncesion apo edhe investim serioz. Turi i tanishem ofron keshtu ne veshtrimin politik te vetmen nderhyrje politike korrektuese per nje situate e cila njeh tensione jetike si ai per klasat fiskale ne Tirane e deri ne ballafaqime thelbesore si ai per ligjin e pronave ne nje Parlament qe voton edhe jashte cdo norme procedurale. Nuk ka munguar ne kete drejtim nje koment i Edi Rames i cili ka zgjedhur shmangien e debatit politik te tribunes per te shperhapur mesazhin e PS-se neper te gjitha qytetet e Shqiperise. ...perballe protestes se disa tregtareve ne Tirane ministri i Financave terhiqet dhe thote se deri ne fund te vitit le te mos vendosen kasat dhe te shohim per nje cmim te arsyeshem kthehet Kryeministri nga Amerika dhe jo vetem qe refuzon propozimin e ministrit te Financave po shkon edhe me larg duke deklaruar se keto leke leket e korrupsionit qe mesa duket eshte ai vete i interesuar qe te merren ti marrim nga taksat vendore pra te fusin duart ne arkat e zbrazura te pushteteve vendore deklaroi kreu socialist i cili ka mbajtur ne vemendje nje ceshtje qe eshte shume e ndjeshme. Mbylljen e takimit ai ia ka kushtuar situates se krijuar ne Levizjen Socialiste per Integrim ku ne qender te vemendjes politike eshte vene aktualisht kreu i saj Ilir Meta. Ne nje shprehje te ironise Rama duket se paradoksalisht ka ndjekur keshillen e Dritan Priftit per kete ceshtje. Besoj qe te gjithe e keni kuptuar se u be kohe qe degjoni gjithcka dhe te kunderten e gjithckaje. Iliri eshte bere si Shvejgu qe thoshte cme duhet mua se cfare them une u shpreh ai ne nje perkufizim komik per zevendeskryeministrin e Shqiperise.