Korrupsioni shkon me pushime!
Behxhet Sh. Shala*
Nese ky paralajmerim realizohet atehere, brenda ketij viti do te largohen dy persona shume te rendesishem nga Kosova. Dite me pare u largua peshkopi Artemije per te cilin, te jem i sinqerte aspak nuk u pikellova qe u largua dhe, i cili deklaroi se me me deshire do te pranonte te varroset ne varret e Gracanices se te shkoje per Serbi, perkatesisht qe vitet e mbetura te jetes se tij t'i kaloje duke mrizuar ne nje manastir ne Frushka Gore te Vojvodines duke i lutur Zotit qe Vojvodina te mos behet Kosove! Kjo eshte deshmia me bindese se Kosoves po ia dine vleren vetem pasi po largohen, pasi po e humbin ate dhe pasi po i humbin privilegjet perrallore qe i kane gezuar ketu! Keshtu kane vepruar edhe te gjithe administratoret (sundimtaret) e vertete te Kosoves, vetem pasi jane larguar nga Kosova. Keshtu po veprojne edhe nostalgjiket per shokun Tito dhe xhaxhin Enver! Keshtu ka vepruar edhe peshkopi Artemije pasi Sinodi i kishes ortodokse serbe e hoqi nga froni! Jo per shkak te ekstremizmit te tij, qendrimit antishqiptar, antinjerezor, kunder demokracise dhe Kosoves por per shkak se vartesite e tij ishin implikuar ne afera korruptive duke keqperdorur mjete te konsiderueshme materiale. Lirisht mund te them se qendrimi radikal i vetem nje njeriu, ne rastin konkret te peshkopit Artemije i ka shkaktuar me shume deme serbeve te Kosoves se te gjithe ekstremistet shqiptare! Gjithashtu, lirisht mund te them se luften kunder korrupsionit me shume e ka demtuar oportunizmi i Kermabonit, kalkulimi i tij per te fituar edhe nje mandat, nenshtrimit ndaj diktateve politike dhe per te mbajtur raporte te mira me te gjithe se te gjithe ata qe jane korruptuar! Ata qe jane korruptuar e kane bere kete me vetedije te plote, apo, me mire te them, ne kuader te mandatit qe ia kane caktuar vetes per te vjedhur sa me shume! Po a ka vepruar gjenerali Kermabon ne perputhje me mandatin qe e ka pasur? Mendoj se jo dhe jam i sigurt se kete mendim e ndani edhe ju, lexues te nderuar! Shume ka premtuar por deshtimi i tij ka qene me i madh se premtimi! Ka folur per afate te caktuara te arrestimeve, per "peshq te medhenj", per vendosmerine e tij per ta permbushur detyrimin ndaj misionit ne krye te te cilit aktualisht qendron dhe, dhashte Zoti te largohet sa me pare! Pastaj, me t'u ngritur temperaturat, pergjegjesine per luftimin e korrupsionit e ka adresuar te institucionet e Kosoves duke deklaruar se ata (institucionet) e kane timonin ne duart e tyre duke mos e permendur faktin se nderkombetaret jane pergjegjes per furnizimin me karburante! Makina pa karburante nuk ecen, pavaresisht kush e ka timonin ne duar! Sikur qe cdo rregull ka perjashtim, kjo vlen edhe per makinen! Me kusht qe kjo te vendoset ne tatpjete ku mund te levize pa karburante, deri sa ta thyejme qafen! Duket se ne ate pozite aktualisht edhe jemi! Ne kete rrafsh nuk dallojne shume peshkopi Artemije dhe gjenerali Kermabon! Peshkopin Artemije e percollen me nje muzike autentike kishtare, me lot, vaje dhe kenge anetaret e shpures se tij ekstremiste, qe kohe me pare, ne Manastirin e Gracanices organizuan ne duel te kikboksit me pjesetaret e krahut te moderuar te klerit ortodoks, ne lufte per pushtet! Po si do te largohet gjenerali Kermabon nga Kosova qe hyri ne telashe me te gjithe; Fejtin, ambasadorin Dell, kryeministrin Thaci, ministrat etj.? Vetem peshkaqejt e korrupsionit nuk e kane marre seriozisht gjeneralin Kermabon dhe jane tallur me te! Po tallen edhe sot! Me shume po djersitet vet Kermabon se ata qe realisht do te duhej te djersiteshin! Kermaboni po tallet kur po deklaron se do te fillojne hetimet per krime edhe ne Veriun e Kosoves! E sidomos per krime lufte! Do t'i besoja nese llogarit ne arrestimin e" krimineleve" shqiptare ne Veriun e Kosoves, per krim te organizuar dhe korrupsion! Per krime lufte ne Kosove, burgosen vetem "kriminelet" shqiptare! Nuk eshte veshtire te gjinden, ne Kosove jane nja 2 milione! Jane dy mundesi si do te largohet gjenerali Kermabon. E para eshte se mund te shkoje ne France dhe pastaj mos te kthehet me me arsyetim se nuk ka fluturime per Kosove per shkak te " hirit vullkanik te korrupsionit"! E dyta eshte qe te organizoje nje koktej rasti ne te cilin do te merrnin pjese te gjithe ata qe e shajne duke e vleresuar punen e tij si te shkelqyer! Une nuk e kundershtoj as te paren e as te dyten! Do te thoni se ne vend te kalit, po i bie samarit dhe keni plotesisht te drejte! Po shfryhem ne Kermabon! Ne fund te fundit nuk e di pse duhet te hidherohem ne peshkopin Artemije dhe gjeneralin Kermabon?! Ata vetem e kane bere punen e tyre, peshkopi Artemije e ka zbatuar nje agjende shoviniste kunder Kosoves ndersa gjenerali nje agjende politike per nje Kosove multietnike, multikulturore dhe multi kurrfare hic! Pse do te duhej qe te tjeret ta bejne punen tone ndersa ne, per veten tone e bejme punen e djallit! Pastaj i fajesojme te tjeret! Nuk ka kuptim, aspak!
Brazili, Argjentina, Spanja , Italia dhe EULEX-i: Ky titull nenkupton qe te gjithe keta qe u permenden kane per qellim te behen kampione. Te paret synojne titullin e kampionit te botes ne futboll i cili sot fillon ne Afriken e Jugut ndersa edhe EULEX-i synon te behet kampion ne Kosove ne lufte kunder korrupsionit! Duket se nuk do te ndodhe, as e para e as e dyta! Jam fans i Italise dhe gjasat qe Italia te behet kampion i botes ne futboll eshte i barabarte me gjasat qe i ka EULEX-i ta crrenjose korrupsionin ne Kosove! Korrupsioni ne Kosove ka metastazuar (shperndare) ne te gjitha shtresat e shoqerise dhe aktualisht eshte biznesi me i konsoliduar, me perfitues dhe me i parrezikshem! Bastisjet e fundit qe i beri EULEX-i si dhe paraqitjet mediatike te zyrtareve te ketij misioni dikush i quajti spektakel te panevojshem apo performance pornografike, joprofesionalizem, lincim dhe cka jo tjeter! Ka dicka te vertete ne keto cilesime! EULEX-i ka perdorur metodat me triviale te luftes speciale (ne kete mes nuk eshte e nevojshme te perdoren metodat e sofistikuara) duke arritur qellimin e plote! Se pari ka rikthyer besimin e nje pjese te qytetareve te Kosoves qe kane qene te luhatshem me pare. Pastaj, po i kryen detyrat qe i ka dhene Brukseli qe, permes kercenimit te politikaneve se do te arrestohen per korrupsion po e bene disiplinimin e tyre duke i shnderruar ne mjeshter per shenimin e autogolave! Ne kete menyre po e mirembajne situaten e sigurise nen kontroll. Ky edhe ka qene dhe mbetet qellimi kryesor i EULEX-it. Ne anen tjeter ka shkaktuar nje kaos por edhe diferencim ne mjetet e informimit dhe te politikaneve. E sidomos te qytetaret (nje pjese) e Kosoves duke ua ringjallur ndjenjat sadomazohiste! Ata i shkaktojne vetes dhimbje duke u kenaqur me shpresen se do te arrestohen peshkaqejt e korrupsionit! Dhe kjo pritje eshte shnderruar ne menyre te jeteses, prioritet mbi prioritetet! Ne vend te mireseardhjes, kur shkoni mysafire te pyesin se kush nga top politikanet do te arrestohet, daten dhe kohen e arrestimit! Ashtu edhe ne te pame, ne taxi, ne berberhane, ne dhomen e gjumit duke lexuar gazeta apo duke shikuar televizionin, te cilat, gjithashtu kete teme e kane ekskluzivitet! Qe mozaiku i mashtrimit optik te kompletohet i kemi edhe deklaratat e Brukselit se kusht per integrim ne BE dhe liberalizimin e vizave eshte lufta kunder korrupsionit. Mashtrim ordiner, pa dyshim! Mos Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqiperia, Bosnja jane liruar nga politikanet e korruptuar dhe krimi i organizuar qe perfituan ne procesin e liberalizimit te vizave?! Hic, madje ka me shume korrupsion dhe krim te organizuar se ne Kosove! Politikanet e Kosoves, qe nga viti 1999 e kane zbatuar taktiken e karkalecave per te vjedhur! Ta lene shkretetire pas mandatit te tyre! Ta shnderrojne ne shkretihane ardhmerine e shtetit te tyre! Jo qe nuk ka vullnet politik nderkombetar per ta luftuar korrupsionin ne Kosove qe nga viti 1999 deri me sot por duket se ka Marreveshje politike qe ky fenomen te mos luftohet! Apo, edhe nese krijohet pershtypje se po luftohet, ne rastin me te mire perfundon ne nje gervishtje te lekures apo konservim deri ne ditet kur duhet te perdoret ne permasa me te medha! Tash jemi ne nje situate me te mire sepse kete teme bezditese do ta ndajme per nje muaj me kampionatin boteror te futbollit. Pastaj vjen koha e pushimeve verore ku shumica e qytetareve te Kosoves shkojne ne Shqiperi dhe Mal te Zi. Edhe korrupsioni shkon ne pushime verore ne Kremlin Palace, Dubai, Rodos, Dubrovnik, Ishujt Maldive, Kapri, Monako, Floride dhe vendet tjera ekzotike! Pas pushimeve verore vjen muaji i shenjte i Ramazanit dhe gjate ketij muaji duhet te mbreteroje paqja e qe nenkupton se nuk ka arrestime apo shqetesime te tipit skandaloz! Ne kete drejtim nuk jam shume optimist se do te kete arrestime te peshkaqejve te korrupsionit por do te arrestohen do peshkaluce te korrupsionit sic po ndodhe keto dite! Te "medhenjte", edhe nese arrestohen do te mbahen ne Qendren e Ndalimit per 48 ore e pastaj do t'u caktohet arresti shtepiak ose nuk do te arrestohen fare edhe ne rastin se ndaj tyre ngrihet aktakuza! Nderkombetaret po e preferojne luftimin e korrupsionit sipas parimit te pluralizmit politik ne menyre qe te mos e destabilizojne situaten dhe te mos e lene vendin pa pozite dhe opozite! Nese veprohet keshtu, e keshtu do te veprohet atehere lirisht mund te themi se luftimi i korrupsionit nuk do te behet per ta luftuar korrupsionin por per ta ekuilibruar ate! Ashtu ka vepruar edhe Tribunali i Hages me gjykime per krime lufte!
Onaziset, rokfelleret dhe keshilltaret: Aristotel Onazisi, miliarderi i ndjere grek pasurine e tij e ka fituar me djerse duke punuar shume vite punet me te renda. Edhe rokfelleret pasurine e tyre e kane fituar duke punuar dhjetera vite. Disa keshilltare te institucioneve e kane kaluar nje rruge shume te shkurter per t'u bere milionere. Kane qene skajshmerisht te varfer dhe jane bere skajshmerisht te pasur, jo vetem per rrethana te Kosoves. Madje, ata nuk i kane paraqitur as 20% e pasurise se vertete! Disa politikane te shteteve te ndryshme te botes fitojne miliona duke kontrabanduar diamante te pergjakur, karburante dhe narkotike e disa politikane dhe keshilltare kosovare fitojne miliona te pergjakur duke kontrabanduar patriotizem!
Davidi dhe Goliati, Jakupi dhe Adriatiku: Ne nje emision te KTV-se perkatesisht ne "Rubikon", mysafir i Adriatik Kelmendit ishte Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit te Kosoves. Jam i sigurt se ka shkuar si Goliat me qellim te ndahet si Davidi por pas emisionit nuk mbeti as Jakup!
Fuad Ramiqi dhe Benjamin Natanjahu: E thirra mikun tim Fuad Ramiqin ne telefonin e tij mirepo ne vend te tij u lajmerua Benjamin Natanjahu! Me vone kuptova pse, pas intervenimit te komandove izraelite ne anijet qe bartnin ndihma per palestinezet.
Boris Tadiqi dhe deputetet e Kuvendit te Kosoves: Boris Tadiqi duket fukara krahasuar me deputetet e Kuvendit te Kosoves. Me nje page 1300 euro a mund te krahasohet me cilindo deputet qe ndoshta per 4 vite te mandatit te tij nuk e hapin gojen asnjehere.
(Autori i shkrimit eshte drejtor ekzekutiv i KMDLNj-se. Pikepamjet jane personale)