Argjentina, Mesi i kënaqur me fitoren ndaj Nigerisë
JOHANESBURG-Fitorja 1-0 me Nigerinë u ka dhënë më shumë besim argjentinasve për këtë edicion të Kupës së Botës. Edhe pse nuk arritën të fitonin me një goleadë, dy herë kampionët e botës treguan një lojë të bukur, duke krijuar raste të shumta për gol. Pas takimit të parë, futbollisti më i mirë i botës Lionel Mesi deklaron se ai arriti të shuante dyshimet se ai luan më mirë te Barcelona sesa në kombëtare. “Që kur kam ardhur këtu gjithçka ka ndryshuar, - deklaroi Lionel Mesi. – Ka ndryshuar mentaliteti im dhe i skuadrës. U ndjeva shumë mirë me topin edhe pse në ndeshjen e parë luajta disi më i tërhequr se zakonisht. Të luash me mesfushorë si Veron, Maskerano apo Di Maria është shumë e këndshme”, tha ai.
Ndërkohë, kritikat më të mëdha për ndeshjen e parë i mori sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili humbi disa mundësi përpara portës. “Nga ndeshjet që janë luajtur deri tani ne ishim ata që krijuam më shumë raste dhe kjo më mbush me besim për të ardhmen, - deklaroi futbollisti i Realit. – Por, është ende një rrugë e gjatë dhe gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë në rrugën tonë”, shtoi Higuain. Ndeshjet kualifikuese u kthyen në një makth për argjentinasit, që arritën të kualifikoheshin vetëm në ndeshjen e fundit në grupin e Amerikës së Jugut. “është e vërtetë se kaluam disa momente të këqija në kombëtaren e Argjentinës, pasi në disa ndeshje gjërat nuk po na shkonin aq mirë. Por, tani jemi këtu dhe zgjimi pas një fitoreje ishte vërtetë i bukur”, u shpreh Lionel Mesi. Ndeshja e dytë për Argjentinën do të jetë ajo ndaj Koresë së Jugut më 17 qershor në stadiumin “Soçer Siti” të Johanesburgut.
(d.b/News24/BalkanWeb)