Konfindustria: Amnistia fiskale, neglizhim i papranueshem
Konfindustria, nisur nga zhvillimet e fundit ne vendet konkurrente tregtare fqinje te Shqiperise si dhe nga kerkesa e domosdoshme e ekonomise shqiptare per financime, shprehu dje shqetesimin per vonesat e ekzekutivit shqiptar ne kryerjen e amnistise fiskale. "Shqetesimi i mesiperm vjen nga vendimi i Qeverise dhe Parlamentit te Greqise per fillimin e zbatimit me shpejtesi ne Greqi te amnistise per hyrjet ne sistemin bankar te depozitave nga vendet e treta", - tha dje Gjergj Buxhuku, Administrator i Pergjithshem i Konfindustria. Sipas tij, eshte krejtesisht e papranueshme, qe ne nje hapesire kohore 20 vjecare te ndryshimeve kaq te thella ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqiperia te mbetet i vetmi vend ne Europe perfshi edhe vendet e BE, qe nuk ka kryer asnje amnisti fiskale te vertete dhe aq me shume ne kushtet kur vendet konkurrente tona si Greqia dhe Italia i kryejne ne menyre te vazhdueshme. Buxhuku thote se vonesat kohore te kryerjes se amnistise fiskale ne Shqiperi kane ndikim te drejtperdrejte ne: - shtimin e dukurise thellesisht shqetesuese te largimit te parave shqiptare ne sasi jashtezakonisht te medha jashte vendit, - ngadalesimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetaret ne ekonomi si dhe - ne shtimin e prirjes e terheqjes/mbajtjes se kursimeve te emigracionit te shumte shqiptar nga bankat e huaja pa i kthyer ne atdhe.