E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni si sistem

Nese Rumanise dhe Bullgarise u refuzohet hyrja ne Shengen nese shtyhen negociatat per antaresimin e Kroacise ne BE nese ne Tirane vriten tre demonstrues ne nje miting kunder qeverise perhere fjala eshte per korrupsionin dhe per menyren si duhet luftuar ai. Ne gati cdo bisede per vendet post-komuniste vecanerisht per ato te Evropes Juglindore permendet kjo fjale. Ajo eshte bere simbol per cdo gje qe eshte ne kundershtim me modernizimin zbatimin e ligjit dhe afrimin me BE-ne.

Pakenaqesia qe ndjejne elitat politike lidhur me kete eshte mjaft e madhe. Po nuk jane pakt as ne shtetet e vjetra te BE-se ato qe e kundershtojne absolutizimin e kesaj kritike. A nuk eshte lakmia nje konstante e njeriut A nuk ka korrupsion kudo A nuk ka favorizime ne Keln Selanik dhe Palermo Dhe a nuk eshte fundja privilegjimi i disa shtresave te zgjedhesve ne luften e partive per vota nje forme e zbutur e korrupsionit

Verejtjet jane te drejta por nuk marrin parasysh nje dallim te madh ndermjet shteteve te vjetra dhe te reja anetare te BE-se. Ne nje shtet juridik te konsoliduar korrupsioni eshte nje shkelje individuale e nje norme te pranuar dhe te respektuar pergjithesisht. Ku mbizoteron ligji korrupsioni mund te dobesohet ne qofte se politikanet gjykatesit zyrtaret dhe menaxheret e ndermarrjeve shteterore kontrollohen ne menyre rigoroze.Dhe ne qofte se kufizohet sfera e veprimit te tyre dhe ulet vellimi i te mirave publike permes privatizimeve.

Ne vendet post-komuniste ndodh ndryshe

Atje nuk kemi thjesht vetem me shume raste individuale te korrupsionit atje kemi te bejme me teper me nje fenomen. Ne komunizem nuk kishte barazi para ligjit. Sundimi partiak i prezantuar si sundim i klases ishte absolut qe nga maja e nomenklatures deri poshte tek spiuni i fundit. Sa me afer qendres se pushtetit te ishe aq me te medha ishin privilegjet. Jo rendimenti paraja apo prestigji personal ishin vendimtare per kete por rangu ne strukturat shteterore. Anetari i Komitetit Qendror apo anetari i Lidhjes se Shkrimtareve nuk e kishte te nevojshme ti jepte ryshfet mjekut qe ta trajtonte sic duhet. Kafe cigare konjak duhet te shpenzonin vetem ato qe nuk kishin ndikim. Per ta vlenin ligjet e tregut vlefshmerine e te cileve e mohonte regjimi.

Vendet post-koministe te Evropes Juglindore vuajne nga trashegimia e komunizmit ne menyre te vecante sepse ndryshimi i sistemit - ndryshe nga vendet evropiano-qendrorefilloi me vone dhe u be ne menyre me me pak konsekuence. Regjimet komuniste kombetare te rajonit - ai rumun shqiptar dhe sidomos jugosllav- u shkaterruan ne nje orgji dhune ku strukturat e pushtetit u ristrukturuan dhe u rietiketuan pa ndodhur ndonje ndryshim i permasave te medha tek elitat.

Akoma vazhdon te jete percaktues statusi ne strukturen e pushtetit dhe influenca qe rrjedh prej tij. Partite e quajne veten socialdemokrate liberale nacionale demokratike apo konservatore por ato as qe e marrin mundimin per konceptet programore te tyre.

Kur do te ndjeke nje vend i Evropes Juglindoreshembullin e tunizianeve apo te egjiptianeve

Ashtu si dhe me pare eshte afersia me qendrat e pushtetit ajo qe vendos per karrierat ne universitete dhe ne media per shperndarjen e kontratave publike apo per mbrojtjen nga ndjekja penale. faredo qe te ndermerret ne Ballkan politizohet.

Lufta politike nga ana tjeter reduktohet ne luften per pushtet dhe ndikim. Shume pak vend zene zgjidhjet objektive. Prioritet ka qasja ne te mirat publike hartimi i kuadrit ligjor per interesat e vecanta pasurimi personal. Kush do te beje karriere pajtohet me keto dhe kontribuon keshtu ne qendrueshmerine e sistemit. Brezi i ri i cili nuk eshte rritur nen regjimin komunist pershtatet. Natyrisht qe ne te gjitha vendet dhe ne te gjitha grupmoshat ka njerez te mire nder ta politikane gjykates nepunes dhe gazetare qe luftojne kunder kesaj dhe i hyjne shpesh nje rreziku te madh. Por ne asnje vend te Evropes Juglindore deri tani ato nuk kane pasur vertet sukses.

BE-ja ne keto vende ka te beje me nje klase politike qe eshte ashtu sic eshte. Nuk eshte realiste te presesh nga kjo klase qe ajo te ndryshoje sistemin nga i cili ajo perfiton. Shoqeria civile eshte e dobesuar disidentet dhe intelektualet largohen nga skena politike. Hendeku ndermjet partive dhe qytetareve qe vuajne nen korrupsionin shperdorimin e pushtetit dhe nga pasiguria ligjore behet gjithnje e me i madh. Do te varet nga durimi i qytetareve se sa do te zgjase derisa vendi i pare i Evropes Juglindore te ndjeke rrugen e Tunizise.

Autor Karl-Peter Schwarz marre nga Frankfurter Allgemeine Zeitung 07.02.2011

Pershtati Angjelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›