E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pro dhe kunder reduktimit te trupave te KFOR-it

Ushtarake te KFOR-it jane optimisteper gjendjen e sigurise ne Kosove. Sipas tyreajo eshte e qete dhe po shenon vazhdimishtpermiresime. Mbi kete baze e arsyetojne ata vendimin e strukturave te larta te NATO-s per te zvogeluar trupat e saj ne Kosove nga 10.000 sa jane aktualisht ne5.000 trupa. Ky proces qe ka nisur ne fillim te ketij viti do te perfundoje ne fund te ketij muaji thote per DW zedhenesi i KFOR-it kapiteni Hans Dieter Wichter.

Kritika per reduktimin e trupave te KFOR-it

Situata e sigurise gjithandej Kosoves eshte e qete dhe stabile policia e Kosoves tash eshte mjaft e trajnuar ka marre shume pergjegjesi kemi policine e misionit EULEX dhe te gjithe keta mekanizma jane te afte per te garantuar sigurine ne Kosove. Problem eshte veriu i Kosoves i cili akomambetet nje rajon me potencial per dhune dhe destabilizim por forcat paqeruajtese tashme masat e tyre ia kane koncentruar ne veri thote kapiteni eichter. Ai thote se megjithe reduktimin trupat e mbetura te KFOR-it jane me fleksibile me te levizshme dhe me nje gatishmeri te shtuar.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtare te KFOR-it gjate nje kontrolli

Nderkohe njohesi i ceshtjeve te sigurise Ramadan Qehaja thote per programin tone se situata e sigurise ne Kosove ka shenuar permiresime mirepo jo ne masen sa te ketenje reduktimkaq te madh te KFOR-it nga dhjete mije trupa sa ishin deri tash ne pese mije.Une kujtoj se NATO-ja duhet te jete prezente ne Kosove me nje numer te konsiderueshem te pjesetareve te saj per faktin qe nuk mund te themi se nuk ka rreziksheri ne aspektin e sigurise sidomos te pjesen veriore te Kosoves thote Ramadan Qehaja.

Policia e Kosoves me besim tek aftesite e saj per ruajtjen e rendit

Policia e Kosoves nga ana e saj thote se reduktimi i trupave te KFOR-it nuk do te krijoje boshllek per faktin qe policia megjithese i ka te ndara kompetencat nga KFOR-i ajo megjithate me numrin e policeve qe ka eshte e aftete mbaje rendin dhe qetesine ne te gjithe territorin e Kosoves. Forcat paqeruajtese qe ngafaza e pare kur nisen reduktimin e trupave dy vjet me pare kane filluar te bartin disa pergjegjesi te policia e Kosoves. Ato kane te beje kryesisht me ruajtjen e disa objekteve fetare dhe kulturore serbe ne Kosove dhe patrullime ne disa vija kufitare te Kosoves me vendet fqinje te saj sic eshte Shqiperia dhe Maqedonia. Komandanti i policise kufitare te Kosoves Shaban Guda e vlereson si te domosdoshme qe te behet edhe demarkacioni i kufijve te Kosoves ne menyre qe te dihet sakte territori i Kosoves.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komandanti i policise kufitare te Kosoves Shaban Guda

Ne duhet ta dime se deri ku eshte vija kufitare e Kosoves ne menyre qe ne ta ushtrojme te drejten tone per mbikqyrjen e kufirit. shte shume e domosdoshme qe te behet demarkacioni i kufirit edhe me Serbine dhe Malin e Zi por edhe me Shqiperine. Ne nuk kemi probleme kufitare me Shqiperine por kufiri duhet te shenjohet thote Shaban Guda.

Kosova deri tash e ka bere shenjimin e vijes kufitare vetem me Maqedonine. Per pjesen e Serbise kjo ceshtje thuhet se do te jete pjese e bisedimeve teparalajmeruara Kosove-Serbi.Sipas eksperteve te ceshtjeve te sigurise shenjimi i vijes kufitare me Serbine nuk pritet te ndodhe shpejt duke marre parasysh sic thone ata raportet ende te tendosura ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›