Mbeshtetje Kosoves - Takimi i Grupit Drejtues Nderkombetar ne Bruksel

Pas takimit te zhvilluar me dyer te mbyllura te drejtoreve per Ballkanin te Ministrite e Jashtme te vendeve anetare Grupi Drejtues Nderkombetar ISG uroi fillimisht Kosoven ne prag te tre vjetorit te shpalljes se pavaresise dhe rikonfirmoi mbeshtetjen per nje shtet demokratik dhe shumeetnik ne kufijte e tanishem.
Ne takimin e dymbedhjetete Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven ishte prezent edhe perfaqesuesi civil nderkombetar Piter Feith. Grupi u ben thirrje edhe shteteve te tjera qe ta njohin pavaresine e Kosoves dhe rikonfirmon perkushtimin per integritetin territorial.
Lidhur me zgjedhjet e kaluara parlamentare Grupi pershendeti pjesemarrjen me te larte te serbeve ne votime. Grupi shprehu keqardhje per manipulimet ne zgjedhje por theksoi se autoritetet e Kosoves e vecanerisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme i kane kryer detyrat e veta ne menyre adekuate efikase dhe te pergjegjshme.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Grupi Drejtues Nderkombetar kerkoi bashkepunim me Eulex-in per pretendimet e Dick Martyt ne raportin e tij
Pritshmerite e Grupit Nderkombetar per Kosoven
ISG-ja pret qe shume shpejt te formohet qeveria e re dhe te zgjidhet presidenti i Kosoves. Nder detyrat kryesore te qeverise se ardhshme duhet te jene zhvillimi ekonomik i vendit zvogelimi i varferise forcimi i sundimit te ligjit dhe vazhdimi i procesit per integrimin sa me te mire te serbeve ne institucionet kosovare.
Nder ceshtjet urgjente qe duhet trajtuar sipas ISG-se jane miratimi i buxhetit per vitin 2011 vazhdimi i procesit te privatizimit ndertimi i kapaciteteve te institucioneve dhe progresi ne decentralizimin e pushtetit. Grupi mbeshtet edhe pergatitjet per themelimin e komunes se re te Mitrovices Veriore.
GND kerkon bashkepunim me EULEX-in
Ne kete takim eshte bere fjale edhe per raportin e fundit te Dick Marty. Grupi i ben thirrje te gjitha organizatave dhe individeve qe te bashkepunojne me EULEX-in dhe ti paraqesin atij deshmite e tyre lidhur me pretendimet e raportit te Martyt. ISG mbeshtet permiresimin e bashkepunimit rajonal i cili e avancon perspektiven evropiane dhe euroatlantike te rajonit. Poashtu shpreson edhe nje dialog te sinqerte dhe konstruktiv ndermjet Serbise dhe Kosoves per ceshtjet me interes te perbashket si shtete te pavarura dhe sovrane.
Ne Bruksel po qendron edhe ministrja e Jashtme ne detyre Vlora itaku e cila tha se ISG-ja ka perkrahur perspektiven euroatlantike per Kosoven. Atje eshte edhe ndihmessekretari amerikan i shtetit Thomas Countryman i cili keto dite do te vizitoje edhe Kosoven Maqedonine dhe Shqiperine. Ai tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikes e mbeshtesin pavaresine e Kosoves dhe kundershtojne negociatat e reja per statusin apo per ndarjen e Kosoves.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi
Lindita Arapi