Korrupsioni verifikim edhe gjyqtares
22/10/2010Pas kapjes se avokatit skaner edhe njerezve qe hetuan dhe gjykuan bodigardin Zeneli
Pritet te sqarohet pozicioni i dy funksionareve te drejtesise dyshohen per korrupsion
TIRANE- Arrestimi i avokatit te njohur Hysni Beti per akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe kryejne funksione publike ka bere qe Prokuroria e Tiranes te filloje verifikimet ku mesohet se do shihet pozicioni i prokurorit dhe gjyqtares qe ka mbajtur kontakte me Hysni Betin per lirimin dhe mbylljen e ceshtjes penale ne ngarkim te shtetasit Erkens Zeneli i cili mesohet se ka kryer rolin e bodigardit te nje biznesmeni. Mesohet se veprime verifikuese jane duke u kryer per te sqaruar rrethanat e prokurorit Kreshnik Ajazi i cili sipas burimeve eshte prokurori i dosjes penale me te akuzuar shtetasin Zeneli. Hetimet jane duke u zhvilluar edhe per nje gjyqtare ne gjykaten e Tiranes M. Doga per te cilen nese do gjenden prova implikuese ne kete afere organi procedues do i drejtohet me nje kerkese KLD-se per heqjen e imunitetit te gjyqtarit. Nga vete kualifikimi i akuzes per Ushtrimit te ndikim te paligjshem ndaj personave me funksione publike nenkuptohet se avokati Beti mund te kete nderhyre tek gjyqtarja per te dhene shumen prej 150 mije lekesh te reja dhe tek prokurori shumen prej 100 mije lekesh te reja. Gjithsesi burimet e sqarojne kete akuze edhe me disa dispozita te tjera ligjore te cilat parashikojne kualifikimin e kesaj akuze ne rastet kur personi i hetuar permend emrat e zyrtareve duke i premtuar te treteve se do nderhyje tek zyrtaret per ti zgjidhur problemin. Nderkohe qe akuzen e Prokurorise e ka hedhur poshte avokati Beti i cili gjate marrjes ne pyetje mesohet se eshte shprehur se ai i ka marre leket per punen qe ka kryer si mbrojtes ligjor i Erkens Zenelit dhe jo per tia dorezuar prokurorit apo gjyqtarit. Pritet qe neser te zhvillohet seanca per percaktimin e mases se sigurise ndaj shtetasit Hysni Beti. Lidhur me kete ceshtje ka reaguar zedhenesja e gjykates se Tiranes Bujana Tancica e cila ka pohuar se asnje gjyqtar nuk eshte i implikuar ne kete histori.
Reagimi i Shoqates se Avokateve
Visha Lironi Hysni Betin ose do bojkotojme gjyqet
Kreu i shoqates se avokateve penaliste Sajmir Visha ka reaguar dje per arrestimin e avokatit Hysni Beti te cilin ai e quajti si nje presion te organit te akuzes ndaj shtreses se avokateve. Visha kerkoi lirimin nga qelite e burgut te avokatit Beti duke theksuar se vepra penale per te cilen Beti akuzohet nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore dhe per pasoje hetimi ndaj tij duhet te kryhet ne gjendje te lire. Avokati i njohur Sajmir Visha shkoi edhe me tej duke paralajmeruar sistemin e drejtesise me bojkotim te seancave gjyqesore ne rast se nuk lirohet kolegu i tyre Hysni Beti. Ky i fundit u arrestuar tre dite me pare ne zyren e tij nga njesia hetimore Task-Force prane Prokurorise se Tiranes me akuzen e Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe kryejne funksione publike. Pritet qe sot ai te dale para gjykates se kryeqytetit per tu njohur me masen sigurise qe do vendose gjykate per lenien ne burg te tij apo lirimin nga qelia.