E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi dhe Linda Rama dhenderimi i pare ne media



Buja mediatike dhe thashethemet e llojllojshme gjate javes se fundit kane shtangur mbreme ciftin Edi dhe Linda Rama. Edhe dhendri i ri apo politikani i regjur i opozites ne keto 6 vjet por edhe zonja e re aktivistja e deritanishme e shoqerise civile kane ofruar per njeri-tjetrin dhe shikuesit e Top Story shtangie sysh me jo pak ndrojtje. Ata kane hyre ne studion televizive me duar te shtrenguara si nje cift i matur bashkeshorti i gjate dhe zonja e tij me trup mesatar me hapa jo shume te sigurt por me buzeqeshje dhe me veshtrime qe kerkojne te marrin pelqimin e dy te dashuruarve qe do te shkojne te dielen para altarit. Zonja Basha e cila prej se dieles do te mbaje mbiemrin e burrit te saj duke bere nje zgjedhje tradicionale e ka njohur Edin si pedagog e ka vezhguar si pjesetar te Levizjes se Dhjetorit e ka pelqyer si publicist dhe e ka takuar kur ka nisur detyren per ndryshimin e Tiranes. E ka pelqyer dikur si ekstravagant ne veshje ne sjelle dhe ne menyren e te menduarit por e pelqen edhe sot me kostumin shik te politikanit. Ajo thote se veshjet tipike alla Edi Rama sot jane te pluhurosura ne garderoben e tij por e thote me deshire se neser do te deshironte qe bashkeshorti i saj ti vishte serish rrobat e dikurshme.
Sic e tha edhe vete Linda vjen nga nje familje e thjeshte tiranase me babane instrumentist ndersa nenen punonjese ne Kombinatin e Autotraktoreve. Por sot Basha ka histori suksesi ne studime dhe karriere dhe tashme eshte zonja e kryebashkiakut te metropolit personi i cili pretendon per te qene neser kryeminister i vendit.

Lidhja

Linda dhe Edi jane bashke per te qene nje mbeshtetje shume e mire per njeri-tjetrin sic e pohojne vete ata. Politikani Rama nuk guxon ta fshehe detajin se pervec faktit se zonja e tij do te jete gjysma e tij me e mire ajo do te jete edhe nje mburoje nga sulmet qe i jep politika per statusin e tij te cilat kane qene te gjithfarshme dhe nga me te egrat deri tani. Edi eshte njerezor dhe komunikues. Keto cilesi sheh Linda te burri i saj i ardhshem. Ajo shton E shohim dhe e deshirojme boten njelloj. Ndersa Rama pohon se marredhenia jone ka dashuri te vecante dhe mirekuptim te thelle por ka sfiden e debatit dhe te argumentuarit per shumecka sipas te cilit lidhja ndryshon dicka themelore shpirterisht. Sigurisht politika eshte pasioni im por jeta eshte me e gjere se politika - thote Rama. Per nje ftese te mundshme per Berishen Rama thote se dasma do te jete per miqte dhe dashamiresit.

Ceremonia
Ashtu sic eshte bere e njohur tashme ceremonia e ciftit do te zhvillohet ne kompleksin Xibraku ne periferi te Tiranes me nje organizim i cili do te jete mes klasikes por nuk do te mungojne as elementet shik. Ne pranine e rreth 800 dasmoreve Rama do te kurorezoje ne betim nje marredhenie qe ka ardhur natyrshem si nje zgjidhje e dy njerezve te pjekur nga jeta.
Armand Peza menaxheri i dasmes rrefen pak detaje duke thene se kjo ceremoni nuk do te kete lustra te teperta dhe as shpenzime te teperta. Cifti ka kerkuar qe ne kete ceremoni te ruhet tradicionalja klasikja por Peza rrefen se do te kete edhe elemente shik. Ai thote se nusja dhe dhendri kane kerkuar nje meny dhe pije qe te mos ekzagjerohen. Menaxheri i ceremonise shton se gjithcka qe do te ofrohet do te kete elemente tradicionale dhe internacionale. Se fundi Peza ka treguar si pa dashje edhe nje detaj qe ka te beje me koston financiare te dasmes. Kjo fature i takon zonjes Basha - tha menaxheri i dasmes qe prej me shume se nje jave ka futur ne ethe jeten e metropolit dhe gjithe vendin.
Mbreme Linda Basha dhe Edi Rama mbyllen nuserimin dhe dhenderimin e pare ne ekran. Le te presim deri diten e diel per te pare se si do te dhenderoje dhe nuseroje Edi dhe Linda Rama.

22 Tetor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›