E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror me arme i riu kercenon te vrase shokun

Incidenti ndodhi prane shkolles se agrobiznesit ndersa nderhyrja e bluve te Kamzes parandaloi ngjarjen

TIRAN- Te shtena armesh kane vene ne panik dje paradite zonen rreth nje shkolle te mesme ne Kamez Tirane pasi nje person ka shkrehur 2 karikatore kallashi ne Bulevardin Blu prane. shkolles se agrobiznesit duke qelluar me arme zjarri ne ajer duke kercenuar shokun e tij per vrasje.


Ngjarja ndodhi dje para dite ne rrugen OSBE kur Elis Ademi 23 vjec nga fshati Zall- Mner e banues ne Kamez Tirane ka qelluar ne ajer dhe eshte larguar me shpejtesi nga zona. Ngjarja qe shkaktoi terror dhe shqetesim per banoret e zones por dhe per nxenesit dhe mesuesit e shkolles se mesme ka ndodhur rreth ores 10.00 te paradites se djeshme.


Incidenti pati zanafillen qe mbremjen e se merkures kur Elvisi dhe dy shoket e tij kane qene duke pire ne ambientet e nje lokali ne Kamez dhe pas teprimit me alkolin kane filluar te debatojne dhe te shajne njerit-tjetrin.


Nje dite me vone dje rreth oren 930 Ademi eshte takuar me dy shoket e tij Erjonin dhe Drilonin per te diskutuar per nje dite me pare por gjerat nuk jane permiresuar dhe mes tyre ka nisur perseri sherri dhe debati.


Menjehere pas ketij debati Elisi ka shkuar ne shtepi dhe ka marre armen tip kallashnikov dhe ka qelluar me te ne ajer ne oborrin e pasem te nje shkolle te mesme duke shkrehur dy kreher me fisheke per te kercenuar 18- vjecarin Erion Neziri me banim ne Bathore dhe Ndricim eren. Te gjithe banoret por dhe nxenesit e mesuesit e shkolles jane terrorizuar dhe kane dale menjehere nga ambientet e saj.


Menjehere me pas autori eshte larguar nga vendngjarja dhe vetem disa caste pas te shtenave ne vendngjarje kane mberritur efektivet e Komisariatit nr.5 por dhe forca te tjera te policise cilet bene te mundur pas negociimit kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te 23- vjecarit Ademi.


Burimet e policise bejne te ditur se ngjarja dyshohet te kete nisur pas nje grindjeje per motive te dobeta midis bashkemoshatareve. Mendohet se shkak per kete grindje mes tre shokeve ka qene kontradikta per nje femer e cila ishte moshatare me personat e konstatuar ne kete konflikt.


Nga te shtenat nuk ka patur persona te lenduar apo viktima si dhe nuk eshte konstatuar asnje demtim pervec panikut pasi te shtenat ishin te drejtuara ne ajer bejne te ditur burimet policore. Materialet hetimore ne ngarkim te Elvisit do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te kanosjes me arme armembajtjes pa leje si dhe prishjes se rendit dhe te qetesise publike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›