E Martë, 3 Nëntor 2026

Kos: Jam e sigurt se zgjedhjet e 11 majit do jenë të lira dhe të ndershme

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos  i cilësoi zgjedhjet parlamentare, një nga proceset më të rëndësishme të demokracisë për çdo vend dhe shprehu bindjen se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri do të jenë lira dhe të ndershme.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama sot në Tiranë, Kos tha se, “zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në demokraci, në çdo vend, është zgjedhje e qytetarëve që të kryejnë detyrën e tyre demokratike duke votuar, shpresoj të ketë numër të lartë zgjedhësish”.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, Kos shprehu bindjen se “zgjedhjet do të lira dhe të ndershme dhe siç tha ajo “kjo gjë do të bëhet e mundur”.

Kos vlerësoi faktin që dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë që të votojnë në këto zgjedhje.

“Shpresojmë që e gjithë kjo fushatë do të pasqyrojë në një farë mënyre të gjithë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE dhe të gjithë të jenë pjesë e kësaj fushate dhe të flasin me anë të votës për ato gjëra që janë të rëndësishme dhe në mënyrën tonë europiane të të jetuarit, për ato parime dhe themele të demokracisë”, deklaroi Kos. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›