E Diel, 1 Nëntor 2026

Koshat humbin funksionin, mbeturinat enden rrugëve të kryeqytetit (FOTO)

ndotja-kryesoreTiranë- Në qendër të vëmendjes së denoncimit për ditën e sotme, gazeta online investiguese dhe denoncuese IDEA, sjell në vëmendje ndotjen në mes të kryeqytetit.

Një qytetare ka sjellë në adresën tonë të emailit, www.gazetaidea.com foto të cilat tregojnë mbeturina të hedhura jashtë koshave të destinuar për t’i mbajtur.

Imazhet tregojnë qartë se mbeturinat janë hedhur në mënyrë të papërgjegjshme në tokë, jashtë kazanëve.

Këto imazhe dhe rubrika Denonco Ndotjen në Gazetën IDEA, nuk kanë për qëllim të nënvlerësojnë punën e punëtorëve të bashkisë të cilët çdo natë pastrojnë qytetin, por të theksojë dhe ndryshojë me forcë këtë mentalitet të disa njerëzve të cilët me papërgjegjshmëri ndotin rrugët e qytetit tonë të përbashkët, në të cilat ne kalojmë çdo ditë.

Koshat humbin funksionin, mbeturinat enden rrugëve të kryeqytetit (FOTO)

Koshat humbin funksionin, mbeturinat enden rrugëve të kryeqytetit (FOTO) ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›