E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike në vend e KQZ, Jonathan Moore sot në Tiranë

moore-yTiranë- Teksa çështja e KQZ-së mbetet ende e pazgjidhur edhe pse Shtete e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt sot mbërrin në Tiranë Drejtori për Evropën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.

Zëri i Amerikës raporton se çështja e KQZ-së pritet të jetë pjesë edhe e bisedimeve të zotit Moore i cili rikthehet në Tiranë pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit, e cila përkoi pikërisht me lëvizjet në Komisionin Qendror.

Mahzoranca dhe opozita nuk bine dakord për mënyrën e plotësimit të KQZ-së. Partia Socialiste pretendon se zëvendësimi i anëtarit të LSI-së në KQZ ishte i paligjshëm e për këtë KQZ-ja duhet të rikostituohet në Parlament.

Por nga ana tjetër mazhoranca ka bërë thirrje për zëvendësim të anëtarëve që mungojnë e për këtë i ka bërë thirrje disa herë PS-së të sjellë propozimet e reja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›