Durrës- Kapen 50 kg kanabis në port, pranga trafikantit 30-vjeçar
Durrës- Një sasi prej 50 kilogram kanabis janë sekuestruar në portin e Durrësit këtë të hënë.
Policia kufitare njoftoi se ka arrestuar një 30-vjeçar si poseduesin e drogës. Erion Alushi ka rënë në prangat e policisë pasi kishte fshehur kanabisin në një trajler të cilin e drejtonte ai vetë.
Sipas informacioneve nga blutë e qytetit bregdetar, droga ishte ndarë në 45 pako dhe ishte fshehur në trajlerin me targa DR 2494.
Policia tha se droga kishte si destinacion Italinë. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e origjinës së drogës dhe personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.