E Martë, 3 Nëntor 2026

Koshi, gati startin e kampionatit

Basketbolli shqiptar tashmë është gati për të zbritur në parket dhe për të nisur garën e rregullt të kampionatit. Këtë të hënën, në ambientet e Parkut Olimpik, është hedhur shorti i kampionatit, atje ku tashmë, si për meshkuj, ashtu dhe për femra, do të jenë në një kategori. 11 ekipe për meshkuj, ku bie në sy dhe skuadra e re Fieri Basket, si dhe 8 skuadra për femra.

Shorti është tërhequr nga përfaqësuesit e klubeve, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, pasi ka uruar fituesit e Kupës së Federatës ka shpjeguar dhe numrin në total të ndeshjeve që do të luhen si për meshkuj, ashtu dhe për femra.

“Ndeshjet që do të zhvillohen për meshkuj do të jenë rreth 110 në total, pa përfshirë play off. Ndërsa për femra do të jenë 84”, ka deklaruar Llazani për mikrofonët e RTSH Sport.

Për meshkuj gjithçka nis këtë fundjavë, ndërsa për femra një javë më vonë, ndërsa Flamurtari për vajza dhe Tirana për djem janë kampionët në fuqi të koshit në vend.

KAMPIONATI KOMBËTAR I BASKETBOLLIT

SEZONI 2023-2024

SKUADRAT PJESËMARRËSE(FEMRA)

  • KB TEUTA
  • PARTIZANI
  • ELBASANI
  • FLAMURTARI
  • SK TIRANA
  • BARLETI
  • STUDENTI
  • VLLAZNIA

JAVA E PARË

TEUTA – VLLAZNIA

PARTIZANI – STUDENTI

ELBASANI – BARLETI

FLAMURTARI – TIRANA

SKUADRAT PJESËMARRËSE(MESHKUJ)

  • FIERI BASKET
  • PARTIZANI MCN
  • KAMZA BASKET
  • VLLAZNIA
  • TEUTA BASKET
  • APOLONIA
  • TIRANA NEPTUN
  • BESËLIDHJA
  • SKËNDERBEU
  • FLAMURTARI
  • ELBASANI

    JAVA E PARË

    PARTIZANI – ELBASANI

    KAMZA BASKET – FLAMURTARI

    VLLAZNIA – SKËNDERBEU

    TEUTA – BESËLIDHJA

    APOLONIA – TIRANA

    FIERI BASKET – PUSHIM

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›