Koshtunica dhe Samarxhixh në Kosovë
Kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica do të vizitojë sot veriun e Kosovës për të bërë fushatë elektorale para votimeve të së dielës. Atë e shoqëron edhe ministri serb për Kosovën në kabinetin qeverisës Sllobodan Samarxhixh. Pas vizitës së dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet kosovare. Serbët kërkojnë të ndërtojnë edhe ata institucione paralele për të vënë në jetë ëndrrën e tyre të vjetër të ndarjes së Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar që po vëzhgon situatën pritet që të marrë së shpejti një vendim për këtë çështje. Priten zhvillimet e mëtejshme pas kësaj vizite që është e dyta pas asaj të Presidentit Tadiç me rastin e Pashkëve në Kosovë.