E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia me një plan të ri në OKB për Kosovën

 

Vuk Jeremic ministri i jashtëm i Serbisë deklaroi për radion B92 se ekziston një mundësi që ambasadorët që janë rithirrur për konsultime në Beograd të nisin punë në vjeshtë. Ditët e fundit Serbia poluan të gjitha kartat e saj për të quajtur ilegale deklaratën e pavarësisë të Kosovës. Jeremiç deklaroi se: "Për aq kohë sa ne jemi të përfshirë në mos njohjen e Pavarësisë së Kosovës nuk do ta këshilloja qeverinë për të rikthyer ambasadorët e saj".

Jeremic mendon se në Shtator në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara , Serbia do të iniciojë një rezolutë të re duke u drejtuar dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë unilaterale të Kosovës. "Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara çdo shtet ka një votë dhe unë mendoj se ne mund të fitojmë me votë aty" deklaroi Jeremic për lëvizjen më të re të Serbisë në arenën ndërkombëtare. Megjithë këto lëvizje Vuk Jeremic ka deklaruar se përpara se të integrohemi në BE , integrimit do ti vihet si kusht Kosova dhe këtë ai e quajti të rrezikshme. Kosova shpalli pavarësinë në fillim të vitit dhe mori njohjen e aktorëve kryesorë në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›